Deputeti dhe ish-kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, është paraqitur këtë paradite në ambientet e SPAK-ut. Ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi arsyen e paraqitjes së tij pranë Prokurorisë së Posaçme.
Në prill të këtij viti, Partia Demokratike dorëzoi pranë SPAK një kallëzim për atë që e cilëson si një aferë korruptive ku dyshohet se është i përfshirë Peçi. Sipas PD-së, skema dyshon të ketë një vlerë të rreth 66 milionë eurove dhe lidhet me tenderat e procesit të rindërtimit. Deri tani, SPAK nuk ka dhënë detaje mbi statusin e hetimit apo thirrjen e Peçit.

