Deputeti Olsi Komici viziton Spatharin e Librazhdit ku nga rrëshqitja e tokës u shkatërruan dhjetra shtëpi: “Ne nuk ju braktisim kurrë”

Një situatë alarmante dhe tejet e rëndë është krijuar në fshatin Spathar, në Njësinë Administrative Qendër të bashkisë Librazhd, ku një rrëshqitje masive e tokës ka shkaktuar pasoja të rënda për banorët dhe banesat e zonës. Fenomeni natyror është shndërruar në një katastrofë të vërtetë, duke rrezikuar jetën dhe sigurinë e disa familjeve.

Sipas informacioneve nga terreni, rrëshqitja ka dëmtuar rëndë banesat e familjeve Ibrahim Leka, Besim Hoxha, Shahe Leka, Nazif Hoxha, Shkëlqim Hoxha dhe Bashkim Hoxha, të cilët janë përballur papritur me humbje të mëdha materiale dhe pasiguri për strehimin.

Lidhur me këtë situatë, deputeti socialist i Librazhdit, z. Olsi Komici, pas vizitës në zonën e dëmtuar ka reaguar publikisht përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku thekson se Bashkia Librazhd ka reaguar menjëherë, duke evidentuar dëmet dhe duke marrë masa të shpejta për strehimin e familjeve të prekura.

Një akt i veçantë solidariteti vjen nga familja e Hodo Hoxhës, e cila, së bashku me djalin e tij Gëzimin, ka hapur dyert e shtëpisë për të strehuar për disa ditë Besim Hoxhën dhe familjen e tij, të mbetur në kushte tepër të vështira. Një gjest njerëzor që dëshmon forcën e komunitetit në momente fatkeqësie.

Gjithashtu, falënderime janë adresuar edhe për kryeplakun e fshatit, z. Nazmi Xhabli, për gatishmërinë dhe ndihmën e pakursyer ndaj familjeve të goditura nga kjo fatkeqësi natyrore.

Autoritetet lokale ndodhen në terren dhe po ndjekin nga afër situatën, ndërsa banorët e Spatharit kërkojnë ndërhyrje afatgjata për stabilizimin e zonës dhe garantimin e sigurisë së tyre.

Mesazhi është i qartë: banorët nuk janë vetëm. Siç thekson edhe deputeti Komici:
“Ne dhe bashkia nuk ju braktisim kurrë, por do tju mbështesim fuqishëm në këtë periudhë të vështirë.”

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME