Deputetët e opozitës takim në Ministrinë e Jashtme gjermane

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, së bashku me deputetët Jorida Tabaku dhe Klevis Balliu, gjatë vizitës në Berlin, Gjermani, zhvilluan një takim me Niels von Redecker, drejtor i departamentit për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme Federale të Gjermanisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi bëri të ditur se e falënderuan për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i jep Shqipërisë në rrugëtimin e saj evropian.

Sipas Bardhit, “procesi i integrimit bazohet në meritë dhe Shqipëria duhet të tregojë se është seriozisht e angazhuar në reformat transformuese për vendin, veçanërisht në luftën ndaj korrupsionit, mospengimit të drejtësisë, luftën ndaj krimit të organizuar dhe mbi të gjitha një qeverisje demokratike që buron nga zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Gjithashtu, theksoi Bardhi, më tej ata e falënderuan zyrtarin gjerman “për angazhimin e jashtëzakonshëm të Gjermanisë në heqjen nga Bashkimi Evropian të të gjitha masave ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës në qershor të vitit 2023. Pa ndihmën e çmuar të Gjermanisë ai proces do ishte vonuar edhe më tej me pa të drejtë, duke dhënë mesazhin më të gabuar për shqiptarët kudo në Rajon”.

“Shqipëria dhe shqiptarët qëndrojnë krah për krah Gjermanisë në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian”, theksoi Bardhi.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME