Në TikTok-un e Partisë Demokratike, sulmuesi argjentinas i Inter Miami përdoret si reagim politik ndaj postimit të presidentit amerikan me yllin portugez.
Partia Demokratike e SHBA-së i ka kushtuar rëndësi debatit politik dhe futbollistik me një postim në TikTok ku shfaqet ylli i Inter Miami-t, Lionel Messi në sfondin e momenteve kyçe nga karriera e tij. Ky veprim vjen më pas 24 orë pasi Shtëpia e Bardhë publikoi një video që tregonte presidentin e SHBA-ve, Donald Trump duke ecur përkrah Cristiano Ronaldos, të shoqëruar me mesazhin “dy GOATs”, (dy më të mirët).
Postimi i Partisë Demokratike vuri në dukje momentet më ikonike nga karriera e futbollistit argjentinas, Lionel Messi. Videoja përmban gola historikë me Barcelonën, momente kyçe me Paris Saint-Germain, festime me ekipin kombëtar të Argjentinës dhe dhënien e njërës prej tetë Topave të Arta që ai disponon si askush tjetër. Videoja nuk është vetëm një vështrim prapa në karrierën e tij të shkëlqyer, por edhe një përgjigje simbolike ndaj videos së Trump, i cili të martën publikoi imazhe me Ronaldon në Shtëpinë e Bardhë.
Qëllimi i postit demokrat është të shfrytëzojë popullaritetin e Messit në SHBA, veçanërisht pas mbërritjes së tij në MLS me Inter Miamin, dhe të kompensojë ndikimin e shkaktuar nga videoja republikane, e cila nxjerr në pah marrëdhënien e ngushtë midis Trump dhe Ronaldos. Vizita e Cristiano Ronaldos në Uashington, i shoqëruar nga partnerja e tij, Georgina Rodriguez, ishte një fenomen politik dhe komunikimi. Ronaldo u prit në një hotel luksoz vetëm një bllok nga Shtëpia e Bardhë, një pritje si një figurë globale.
Në videon e publikuar nga qeveria, Trump ecën pranë Ronaldos, ndërsa i referohet reagimit entuziast të djalit të tij, Barron Trump, i cili pati mundësinë të takonte yllin portugez. Vlerësimi i menjëhershëm ishte se presidenti donte të lidhej publikisht me një nga figurat më me ndikim në botën e sportit. Në fakt, Trump madje u sigurua që të përdorte Inteligjencën Artificiale për të luajtur me top në Zyrën Ovale me CR7.

