“Demokraci, jo monarki”/ Sheshi “Times Square” mbushet plot me protestues kundër politikave të Trump

Mijëra amerikanë janë ngritur në protesta kundër Presidentit Donald Trump.

Tubimi masiv nisi në Nju Jork dhe u shpërnda të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në 2500 tubime të organizuara në total.
Mbi 20 mijë njerëz raportohet të kenë mbushur Times Square për eventin e organizuar nga No Kings, një koalicion grupesh me prirje të majta. Demonstratat nën flamurin e tyre në qershor tërhoqën mbi pesë milionë njerëz në të gjithë vendin dhe ishin kryesisht paqësore.

Protestat pritet të vazhdojnë në të gjithë vendin gjatë gjithë të shtunës, ku mijëra njerëz kanë mbushur rrugët me pankarta me slogane “Demokraci, jo monarki”, “Kushtetuta nuk është opsionale” apo “Ne luftojmë fashistët”.
Guvernatorët republikanë në disa shtete amerikane kanë vendosur trupat e Gardës Kombëtare në gatishmëri, por nuk është e qartë se sa e dukshme do të jetë prania ushtarake. Helikopterë e dronë qëndrojnë mbi turmat e njerëzve, ndërsa forca të shumta policore ndjekin nga afër tubimin, për të shmangur ndonjë përplasje të mundshme.Organizatorët e protestës thonë se tubimi do të sfidojë “autoritarizmin” e Trump. Ndërkohë, në të gjithë Evropën, protestuesit kanë dalë në rrugët e Berlinit, Madridit dhe Romës për të treguar solidaritet me homologët e tyre amerikanë. Protesta po zhvillohen gjithashtu edhe jashtë ambasadës amerikane në Londër.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane

Bllokimi i zgjatur i Ngushticës së Hormuzit po kthehet...

Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur kushte për kryeministrin,...

Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s’i ka parë kurrë asnjë njeri

Astronautët e misionit Artemis II të NASA-s e përmbyllën...