“Demat” ngecin në shtëpi – Vllaznia shkëputet, Teuta surpriza e sezonit

Kategoria Superiore ka mbyllur javën e 8-të, pas zhvillimit të dy ndeshjeve të fundit këtë të shtunë.

Partizani nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Egnatias në “Air Albania”, ndërsa Teuta arriti një fitore dramatike 3-2 ndaj Flamurtarit në Durrës.

Ky rezultat i “Demave të Kuq” i ka shkuar për mbarë Vllaznisë, e cila tashmë shkëputet me 5 pikë avantazh nga Egnatia në krye të renditjes.

Nga ana tjetër, Teuta ngjitet në vendin e tretë dhe mbetet skuadra e vetme e pamposhtur në kampionat deri në këtë fazë të sezonit.

Ndërkohë, Partizani ndodhet vetëm dy pikë larg zonës së ftohtë, ku aktualisht pozicionohen Flamurtari dhe Tirana, që për momentin do të ishin skuadrat që zbresin në Kategorinë e Parë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME