Deklaratë tronditëse pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja: “Ai që dënon nipin tim, do të përballet me të njëjtën gjë”

Pas ngjarjes së rëndë në Gjykatën e Tiranës, ku u ekzekutua gjyqtari Astrit Kalaja, një i afërm i autorit ka bërë një deklaratë të fortë dhe kërcënuese në media. Ai tha se kushdo që do të gjykojë nipin e tij për këtë ngjarje, “do të përballet me të njëjtën gjë”.

“Ai gjyqtar që dënon nipin tim do të përballet me të njëjtën gjë, do të përballet me plumba, ka të njëjtin shpërblim. Ka 13 vjet që i shkojmë kryeministrit e gjithë qeverisë, na jepni pronën se ua kemi blerë. Provat i dhamë. Ose të na çojnë në burg, nëse e kemi privatizuar gabimisht,” – është shprehur ai.

Në fjalën e tij, ai kërkoi falje për familjen e gjyqtarit të ndjerë, por njëkohësisht mbajti një qëndrim sfidues ndaj institucioneve të drejtësisë:

“Familjes së ndjerit gjyqtar i ulem në gjunjë dhe i kërkoj hallallin me kishë e xhami. Por ai që dënon atë djalë, ai gjykohet sikur është gjykuar Astriti. Kemi blerë pronën me ligj, jemi me borxh. Kush dënon atë djalë, të njëjtën gjë ka — qoftë edhe Donald Trump, edhe Papa, s’ka lojë me ne më.”

Sipas tij, konflikti për pronën zgjat prej 13 vitesh dhe është bërë shkak për përplasjen me institucionet.

“Ne i kemi fituar të gjitha gjyqet, i kemi me certifikatë. Të hetojë shteti, se ka 13 vjet që i shkruaj Edi Ramës: liromë pronën. Dhe s’ka lojë më me ne.”

Autoritetet ndërkohë kanë nisur hetimet për deklaratat kërcënuese dhe mundësinë e ndjekjes penale për nxitje dhune ndaj gjyqtarëve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Operacion blic në Elbasan: Arrestohen eksponentë të njohur të botës së krimit

Një operacion i befasishëm i policisë është zhvilluar gjatë...

Elbasani, qarku i parë në Shqipëri që ndalon përdorimin e monopatinave elektrike – masa të reja për sigurinë rrugore

Përdorimi i monopatinave elektrike tashmë është zyrtarisht i ndaluar...