Sot feston 64-vjetorin një nga emrat më të njohur dhe më të respektuar të kronikës sportive në Elbasan dhe më gjerë, Dashamir Qemali , një profesionist që i ka kushtuar jetën pasionit për sportin dhe dokumentimit të historisë së tij.

Me një karrierë të gjatë në mediat lokale dhe ato kombëtare dhe i palodhur, Dashamir Qemali ka qenë dhe mbetet pjesë e rëndësishme e medias sportive shqiptare, duke kontribuar ndër vite më së shumti në Televizionin lokal “Skampa” të qytetit të Elbasanit dhe në Televizionin Shqiptar, në departamentin e sportit. Përmes kamerës së tij, ai ka ndjekur nga afër qindra ndeshje, ka fiksuar emocione të paharrueshme dhe ka sjellë pranë publikut historitë më të bukura të sportistëve shqiptarë.

I njohur si një operator me sy të mprehtë dhe përkushtim të rrallë, Dashamir Qemali nuk ka qenë thjesht një profesionist pas kamerës. Ai ka qenë dëshmitar dhe ruajtës i momenteve që kanë bërë historinë e sportit në vend, duke i kthyer ato në kujtime të përjetshme për brezat.

I respektuar nga kolegët dhe i vlerësuar për thjeshtësinë, korrektësinë , profesionalizmin dhe sidomos për përkushtimin e jashtëzakonshëm , ai mbetet një figurë frymëzuese për të rinjtë që duan të ndjekin rrugën e gazetarisë dhe medias sportive.

Në këtë ditë të veçantë, urimet më të mira shkojnë për Dashamir Qemalin.Shëndet të plotë , lumturi dhe sa më shumë energji për të vazhduar të kontribuojë në botën e sportit, ashtu siç ka bërë me përkushtim ndër vite.
Redaksia e Medias “Albania Express News ” i uron Gëzuar ditëlindjen të palodhurit Dashamir Qemali , operatorit që fiksoi emocionet e sportit ndër vite !
Respekt dhe mirënjohje për gjithçka që ke dhënë dhe vazhdon të japësh për kronikat e sportit shqiptar .


