Në futboll është pranuar gjerësisht se shënimi i golave është gjëja më e vështirë për t’u bërë.
Ka një arsye pse klubet shpenzojnë më shumë para për lojtarët sulmues sesa për çdo pozicion tjetër dhe sulmuesit në përgjithësi paguhen me pagat më të larta. Transferimi më i shtrenjtë në histori është blerja e Neymar nga Barcelona tek PSG për 222 milionë euro dhe pesë tarifat më të larta të paguara ndonjëherë janë të gjitha për lojtarët sulmues.
Tifozët në përgjithësi anojnë nga lojtarët që mund të gjejnë rregullisht rrjetën dhe shumica e futbollistëve më të famshëm në histori janë sulmues; Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Pele dhe Diego Maradona. Erling Haaland është padyshim golashënuesi më i mirë i gjeneratës së tij me 327 gola në 390 paraqitje në karrierën e tij profesionale. Norvegjezi ka qenë në formë të shkëlqyer në fillim të sezonit me 24 gola tashmë dhe po i afrohet një tjetër rekordi të madh.
Seritë më të gjata të shënimit të golave në histori
Goli i parë i Haaland në fitoren 2-0 të Manchester Cityt ndaj Villarrealit të martën në Ligën e Kampionëve çoi në 12 ndeshje rradhazi me gol për klubin dhe kombëtaren. Është seria më e mirë e 25-vjeçarit në karrierën e tij dhe ai e tejkaloi rekordin e karrierës së Cristiano Ronaldos prej 11 ndeshjesh të shënuara radhazi për Real Madridin dhe Portugalinë në vitin 2014. Siç ilustrohet në grafikun më poshtë, Robert Lewandowski mban rekordin për serinë më të gjatë të shënimit të golave këtë shekull për pesë lojtarët më të mirë të ligës.
Midis shkurtit dhe majit 2021, Lewandowski shënoi në 14 ndeshje radhazi për Bayern Munich dhe Poloninë, por Haaland do ta barazojë rekordin e tij – nëse shënon në dy ndeshjet e ardhshme të Man City. Është interesante se Kylian Mbappé është gjithashtu aktualisht në një seri të jashtëzakonshme shënimesh dhe do ta barazojë Haaland në 12 ndeshje radhazi, nëse shënon për Real Madridin kundër Juventusit sonte në Ligën e Kampionëve. Lionel Messi shënoi në 21 ndeshje radhazi në LaLiga, por seria e tij më e gjatë e shënimit në të gjitha garat është 10 ndeshje, të cilat i arriti dy herë ndërsa ishte në Barcelonë.