Ardhja e Michael Carrick në pankinën e Manchester United edhe pse në mënyrë të përkohshme, i ka dhënë jetë skuadrës së Djajve të Kuq. Me të në pankinë, Manchester United fitoi derbin me Manchester City në debutimin e tij dhe më pas mposhti edhe Arsenalin, kryesuesin e kampionatit.
Dy fitore këto që rikthyen një parashikim të Cristiano Ronaldo për trajnerin e komanduar të Manchester United dhe që e bëri në dhjetor të 2021. ‘Carrick ka qenë një futbollist i shkëlqyer dhe mund të shndërrohet në një trajner të madh. Asgjë nuk është e pamundur për të. Përsonalisht jam krenar që kam luajtur me të dhe që e kam pasur edhe si trajner-kishte shkruar në një postim të tij në rrjetin social X në atë kohë Ronaldo.

