Rayo Vallecano fiton aktin e parë të ndeshjes me AEK të Athinës, në ndeshjen e parë çerekfinale të Conference League në atë që mund të konsiderohet edhe sfida e shqiptarëve për shkak të lojtarëve kuqezinj të janë radhët e të dyja skuadrave.
Në Vallecas, skuadra madrilene e fitoi këtë ndeshje 3-0 duke bërë një hap të rëndësishëm drejt gjysmëfinales së këtij kompeticioni.
Ndërsa te Rayo Vallecano, Ivan Balliu ishte në stol, te AEK, Strakosha dhe Pilo ishin titullarë. Pjesa e parë e kësaj sfide u mbyll me avantazhin e spanjollëve me rezultatin 2-0. Madrilenët e nisën në mënyrë perfekte ndeshjen teksa mori avantazhin që në minutën e dytë me golin e Ilias Akhomach. Gjatë këtyre 45 minutave edhe AEK i Athinës pati shanset e tij për të shënuar por Batalla dhe mbrojtja e Rayos i ndalën tentativat e skuadrës greke. Në minutat shtesë të pjesës së parë Unai Lopez mposhti Strakoshën duke e cuar rezultatin 2-0.
Në pjesën e dytë Rayo Vallecano fitoi një 11 metërsh që u shndërrua në gol nga Isi Palazon që e çoi rezultatin në 3-0 që nuk ndryshoi më deri në fund me skuadrën spanjolle që mori kështu një fitore të çmuar teksa javën e ardhshme do të luajë ndeshjen e kthimit në Athinë.

