Skiatorja Lara Colturi u rendit në vendin e gjashtë sot në garën e sllallomit gjigant në Kranjska Gora të Sllovenisë.
Skiatorja italiane që garon për Shqipërinë, bëri një zbritje të parë mjaft të mirë, teksa e mbylli në vendin e tretë, me kohën 1 minutë 1 sekondë e 75 të mijtat.
Ndërsa në zbritjen e dytë, Lara Colturi bëri disa gabime dhe humbi shumë kohë duke e përshkuar pistën me kohën 59.42 sekonda e duke u renditur e 10-ta për këtë zbritje, ndërkohë që koha totale e pozicionoi përfundimisht në vendin e gjashtë. Në përfundim të dy zbritjeve Colturi grumbulloi kohën 2 minuta 1 sekondë e 17 të qindtat.
Gara e sllallomit gjigant që është etapa e radhës e Kupës së Botës në garat e skive për femra në Kranjska Gora të Sllovenisë, u mbyll me fitoren e zviceranes Kamil Rast.
Aktualisht, Kolturi mban vendin e 6-të edhe në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, ku ka siguruar 402 pikë, 341 të tilla larg kryesueses Mikaela Shifrin, e cila është pretendentja kryesore për fitoren edhe në këtë sezon të Kupës së Botës në Ski për femra.
Nesër (e diel) Colturi do të garojë në sllallomin special po në Kranjska Gora të Sllovenisë.

