Çmimi ndërkombëtar “Heritage Hall of Fame 2025” jepet për herë të parë në Shqipëri

Makinat që kanë bërë histori u rikthyen sot në zemër të Tiranës, në kuadër të një aktiviteti të veçantë ndërkombëtar që synoi forcimin e rolit të Shqipërisë në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë automobilistike.

Ky aktivitet e vendosi kryeqytetin shqiptar në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, duke pritur delegacione të huaja dhe duke e pozicionuar Shqipërinë si një pikë referimi për kulturën automobilistike dhe turizmin.

Pjesë kyçe e aktivitetit ishte ndarja e çmimit prestigjioz Heritage Hall of Fame, i akorduar çdo vit nga Fédération Internationale des Véhicules Anciens (FIVA), një institucion që ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme në ruajtjen e mjeteve historike.

Ceremonia e ndarjes së çmimit “Heritage Hall of Fame 2025” u mbajt në Muzeun RON, nën mikpritjen e Arben Prrenjasit, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të FIVA (Fédération Internationale des Véhicules Anciens), institucioneve shqiptare dhe koleksionistëve të njohur nga rajoni.

Për herë të parë në vendin tonë, ky çmim prestigjioz iu akordua koleksionistit shqiptar  Medi Halilaj, në vlerësim të kontributit të tij të çmuar në ruajtjen e mjeteve historike dhe promovimin e kulturës automobilistike.

Ky aktivitet jo vetëm që i jep Shqipërisë një përmasë të re ndërkombëtare, por edhe dëshmon përkushtimin e DPSHTRR për të promovuar kulturën, historinë dhe inovacionin në fushën e transportit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Protesta në Maqedoninë e Veriut, Gazmend Bardhi: Shqipja nuk negociohet

TIRANË, 6 prill /Albania Express News/ – Kreu i...

Trump përsërit kërcënimet ndaj Iranit: Nëse Teherani nuk dorëzohet, do të godasim çdo urë dhe termocentral

Presidenti amerikan Donald Trump përsëriti kërcënimet ndaj Iranit për...

“Speci 450 lekë, çmime të çmendura”/ Braçe monitoron çmimet e perimeve në Tiranë: Nuk ka lidhje nafta, por…

Socialisti Erion Braçe ka kritikuar sërish rritjen e fruta-perimeve,...