Manchester City nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim në transfertën ndaj Monakos, pavarësisht formës së shkëlqyer të Erling Haaland. Sulmuesi norvegjez realizoi dy herë për kampionët e Anglisë, por skuadra franceze arriti të shmangte humbjen falë një penalltie të shënuar nga Dajer në minutën e 90’.
Ndërkohë, një fitore me shumë peshë mori Paris Saint-Germain në fushën e Barcelonës, duke e forcuar pozicionin e saj në grup. Napoli, përpara tifozëve të vet, siguroi tre pikë të plota falë një dygolëshi të Rasmus Højlund.
Suksese regjistruan edhe Arsenali dhe Borussia Dortmund, të cilat e kanë bërë më të lehtë rrugëtimin e tyre drejt fazës tjetër të turneut.

