Çarja e argjinaturës së Erzenit përmbyti Durrësin/ Prokuroria zbarkon në bashki, sekuestron dosjet dhe nis hetimet për “shpërdorim detyre”

Prokuroria e Durrësit ka urdhëruar një ditë më parë sekuestrimin e dokumentacionit që lidhet me tenderin për rehabilitimin e argjinaturës së lumit Erzen nga Bashkia e Durresit.

Ky veprim vjen pas përmbytjeve të rënda që goditën Durrësin muajin e kaluar, duke shkaktuar pasoja të mëdha materiale dhe humbjen e një jete njerëzore.
Në këto kushte, Prokuroria ka nisur hetimet për tre vepra penale: “Shpërdorim detyre”, “Shkatërrim prone nga përmbytjet” dhe “Shkatërrim prone nga pakujdesia”. Si pasojë e çarjes së argjinaturës së Erzenit, u përmbytën kryesisht fshatrat Katund i Ri, Sukth dhe Fllakë. Përveç tokave bujqësore, dëme të konsiderueshme pësuan edhe banesat e bizneset.

Situata u bë edhe më tragjike me humbjen e jetës së Astrit Hysenajt, 54 vjeç, punonjës pastrimi pranë Bashkisë së Durrësit. Ai nuk u kthye në shtëpi dhe u gjet më vonë i pajetë nga polumbarët në një kanal pranë ish-repartit ushtarak, pasi u mor nga rrjedha e fortë e ujit.
Në vendimin e firmosur nga prokurorja e çështjes thuhet se duhet sekuestruar pranë Bashkisë së Durrësit i gjithë dokumentacioni që lidhet me procedurat e prokurimit, zbatimit dhe marrjes në dorëzim të projektit për rehabilitimin e argjinaturës së lumit Erzen, si edhe dokumentacioni tekniko-ligjor për lejen e ndërtimit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“E papranueshme të vazhdohet kështu”, Hita takim me drejtuesit e Shkodrës dhe Lezhës: Luftoni drogën

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita...

Negociatat në Pakistan, Reuters: SHBA-të ranë dakord të lirojnë asetet e ngrira të Teheranit

Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të lirojnë asetet...

Aulona Bylykbashi: Shqipëria po avancon në integrimin europian, çdo pretendim tjetër është i pavërtetë

Gjatë një takimi me qytetarët në kuadër të fushatës...