Buzëqeshje dhe shaka: Momente të çmueshme gjatë vizitës së Trump në Mbretërinë e Bashkuar

Gjatë vizitës së dytë shtetërore të presidentit amerikan në Mbretërinë e Bashkuar, Donald Trump dhe mbreti Charles u fotografuan duke qeshur, teksa shkëmbenin batuta me njëri-tjetrin. Një ekspert që lexon buzët ka zbuluar se për çfarë foli Donald Trump me familjen Mbretërore, që mbërriti sot në Kështjellën Windsor për vizitën e tij historike shtetërore.

Eksperti tregoi për “The Sun” se Trump e përshëndeti Princin William si “mikun” e tij, ndërkohë që pamjet tregojnë Charles-in dhe Trump-in duke shkëmbyer shaka, ndërsa inspektonin rojet. Mbreti më pas ngriti sytë nga shpata e një rojeje dhe i tha presidentit: “ruaju shpatës”, batuta që sërish vuri Trumpin dhe ata vetë në buzagaz.

Ndërkohë, presidenti Trump qëndronte i pari gjatë inspektimit të gardës, një lëvizje kjo që duket se shkel protokollin mbretëror, por që në të vërtetë është një traditë: udhëheqësit botërorë gjatë një ceremonie ecin përpara monarkut, thotë “The Sun”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Kapotë për të gjithë pallatet, një vizion i ri për qytetin e Elbasanit

Procesi i rikonstruksionit të fasadave në Bashkinë Elbasan po...

Tragjedi në Itali: Tre karabinierë humbin jetën nga një shpërthim pranë Veronës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm...

Nga zëri i qytetarëve te politikat vendore: Elbasani shembull për qeverisje gjithëpërfshirëse

Në ambientet e Bashkisë Elbasan u zhvillua një takim...

Elbasani në qendër të fushatës “Mbrojtja Civile në Turne 2025”!

Në Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë,...