Buxhetimi me pjesëmarrje, Gledian Llatja: Gjinari dhe zona e Shpatit në fokus të zhvillimit

Procesi i buxhetimit me pjesëmarrje ka nisur këtë vit nga zona turistike e Gjinarit, aty ku janë kryer një sërë investimesh të dukshme, jo vetëm për zhvillimin turistik, por mbi të gjitha për rritjen e cilësisë së jetesës për banorët e zonës.

E njohur si një nga perlat e turizmit në Elbasan, Gjinari është parë si përparësi gjatë këtij viti si nga investimet e qeverisë shqiptare ashtu edhe nga vetë Bashkia Elbasan.

Shumë të pranishëm kanë marrë pjesë në këtë takim të Buxhetimit me Pjesëmarrje, ku kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, ka qenë i shoqëruar nga deputetja e zonës së Shpatit, Evis Kushi, kryetari i Këshillit Bashkiak, Lutfi Lala, si edhe ai i njësisë administrative të Gjinarit.

Në fjalën e tij, kryebashkiaku Gledian Llatja theksoi rëndësinë që ka zona e Shpatit për zhvillimin ekonomik dhe turistik të Elbasanit:

Ne jemi mbledhur këtu për të diskutuar dhe për të marrë vendime për të ardhmen. Zona e Shpatit meriton shumë sepse është një zonë me traditë, me kulturë, një zonë e cila ka një potencial ekonomik, por edhe njerëzor. Kërkesa kryesore dikur këtu në Gjinar ishte qendra, sheshi kryesor ku edhe jemi sot, pasi i jep potencial të gjithë zones, jo vetëm Gjinarit, por edhe Lleshanit, Shelcanit, fshatrave të tjerë dhe Bukanikut, që është një nga malet tona më të bukura dhe krenaria e zonës sonë të Elbasanit.”

Llatja shtoi se investimet në Gjinar kanë qenë të shumta dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e zonës:

Kemi bërë shumë investime në Gjinar, sistemime rrugësh, lidhje të energjisë elektrike, ujësjellësin, si edhe sheshin që ka qenë një investim i madh. Ne kemi investuar në Gjinar sepse duam ta bëjmë atë një destinacion turistik dhe të krenohemi të gjithë me bukurinë, traditën, kulinarinë dhe mikpritjen që e karakterizon”, u shpreh Llatja.

Ai nënvizoi gjithashtu se përveç investimeve të realizuara, Bashkia Elbasan po punon për projekte të reja që do të lehtësojnë qarkullimin dhe do të shtojnë mundësitë për zhvillim turistik.

Do të vazhdojmë të bëjmë edhe më shumë. Kemi projekte për Gjinarin, po ecim drejt konkretizimit të një rruge të re nga Shushica për të ardhur në Lleshan nga pjesa e mbrapme, një projekt që kërkon investim, por që do të bëjë një rrugë më të shkurtër dhe do t’i japë Gjinarit një potencial të ri, pa lënë pas dore rrugën e vjetër dhe kërkesën tonë të vazhdueshme për mirëmbajtjen e saj,”, theksoi Llatja.

Deputetja Evis Kushi vuri theksin tek investimet e kryera dhe tek interesi në rritje që ka treguar vetë kryetari i bashkisë për këtë zone.

Zona e Gjinarit ka pasur një vëmendje të veçantë nga Bashkia Elbasan dhe nga kryetari Llatja personalisht. Por ne do të vazhdojmë të bëjmë akoma edhe më shumë për ju. Buxhetimi me pjesëmarrje është një mundësi shumë e mirë që jo vetëm banorët të japin mendimet e tyre, por të jenë edhe pjesë e vendimmarrjes për investimet në zonën e tyre,”, u shpreh Kushi.

Gjatë këtij viti, paketa e maleve ka përfshirë edhe Gjinarin, si një zonë me potencial të madh turistik, ku janë kryer një sërë investimesh si hapja e muzeut, info point-it, etj. Kjo paketë ka si qëllim zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale.

Në përfundim të takimit, banorët shprehën kërkesat e tyre dhe u votua për prioritetet e investimeve, të cilat do të kalojnë më pas në buxhetin e vitit 2026, ku zërat e tyre dhe këto prioritete do të vihen në zbatim nga Bashkia Elbasan.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Balluku në Austri, diskutime për investime në energji dhe turizëm

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda...

Ata që e mbajnë Elbasanin mbi supe janë skuadra e fitores dhe e së ardhmes

Në sfondin e një Elbasani që ecën përpara, janë...

Presidenca, kërkesë Kushtetueses: Shpallni moskompetencë për dekretin e zgjedhjeve në Tiranë

Institucioni i Presidentit, në cilësinë e palës së interesuar,...