Mes shumë diskutimesh dhe risish që ka Botërori i 2026-s, mes të cilave është numri më i madh i skuadrave pjesëmarrëse, ku do të jenë 48 ekipe, apo zhvillimi në tre shtete paralelisht, SHBA, Kanada dhe Meksikë, ajo që diskutohet më së tepërmi janë çmimet e biletave për të ndjekur këto ndeshje, ku sipas tifozëve të cilët shpesh kanë protestuar, janë disa fishmë shtrenjtë se në Botërorin e Katarit.
Shqipëria ende nuk është e sigurtë për të marrë pjesë apo jo në finalet e këtij Botërori pasi do t’i duhet të luaj më 26 mars ndeshjen e parë të Play-Off-it ndaj Polonisë, megjithatë në shortin e hedhur më 5 dhjetor për fazat e grupeve të finaleve të Botërorit, ne jemi të renditura si Play-Off-i B në grup me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë.
Nëse do të marrim të mirëqënë realizim e ëndrrës sonë, ja sa do t’i kushtojë një tifozi shqiptarë për të ndjekur të treja ndeshjet e grupit. Në bazë të çmimeve reale të FIFA-s, të siguruara, për secilën nga tre ndeshjet janë në dispozicion dy kategori biletash. Kështu për ndeshjen e parë atë ndaj Tunizisë në Monterrey të Meksikës, bileta e Kategorisë së Parë do të kushtojë 450 dollarë dhe e Kategorisë së Dytë 380 dollarë.

