Sfidat e ditës në eliminatoret e Botërorit 2026 dhuruan emocione, gola dhe surpriza.
Italia triumfon në një ndeshje dramatike
Në ndeshjen kryesore të ditës, Izraeli dhe Italia u përballën në Debrecen të Hungarisë. Takimi prodhoi plot 9 gola, ku pas shumë vuajtjesh, ishte skuadra axurre që arriti të marrë fitoren dhe të ngjitet në vendin e dytë të Grupit I.
Zvicra kryeson Grupin B
Zvicra e Granit Xhakës shënoi një tjetër paraqitje bindëse, duke mposhtur Slloveninë me rezultatin 3-0. Golat e Elvedi, Embolo dhe Ndoye i siguruan helvetëve tre pikë të tjera, duke i mbajtur në vendin e parë të Grupit B, aty ku ndodhet edhe Kosova.
Kroacia e pathyeshme në Grupin L
Skuadra kroate vijon dominimin në grup, pasi mposhti me rezultatin 4-0 Malin e Zi, duke dëshmuar formën e shkëlqyer dhe ambicien për të siguruar vendin e parë pa shumë vështirësi.
Greqia bie, Danimarka dhe Skocia ngjiten
Në Grupin C, Greqia pësoi një humbje të rëndë 0-3 ndaj Danimarkës, duke u larguar nga lufta për vendet e para. Ndërkohë, fitore morën edhe Skocia dhe Bjellorusia, të cilat vazhdojnë të mbajnë ritmin në garë.