Bordin dërgon mesazh për Elbasanin: Çdo pikë do të merret me luftë

Tirana ka grumbulluar vetëm 6 pikë në tetë javët e para të Superiores, një situatë e vështirë për klubin kryeqytetas që kishte synime të mëdha që në nisje. Në prag të ndeshjes me Elbasanin, trajneri Roberto Bordin vlerësoi përmirësimet që skuadra ka shfaqur që nga ardhja e tij, por nënvizoi se “është një moment që asgjë nuk vlen përveç pikëve”. Ai shtoi se ka patur rritje fizike dhe përmirësime taktike që kur ka ardhur: “Kam ndërhyrë edhe në pjesën taktike se i kam parë vetëm nga videot dhe nuk i njihja”.

Bordin kujtoi sfidën e fundit me Vllazninë, ku Tirana krijoi shumë raste por nuk arriti të shënonte, duke pësuar dy gola që ndikuan në moralin e skuadrës: “Ka raste që luan shumë mirë si me Dinamon por nuk merr pikë”. Ai shtoi se futbolli nuk ka faj individual: “Fitojmë ose humbim të gjithë, goli i parë i Vllaznisë ishte i paparashikueshëm, iu ngriti moralin dhe ne na demoralizoi”.

Ai foli edhe për Elbasanin, një skuadër që sapo u rikthye në Superiore, por që ka kualitet dhe luftoi deri në fund për zonën e katërshe: “Elbasani ka kualitete dhe një skuadër të fortë”. Bordin theksoi rëndësinë e ndeshjes dhe të shfrytëzimit të çdo mundësie: “Kemi edhe ndeshje direkte pas Elbasanit që kanë pothuajse pikë të njëjta me ne dhe duhet t’i shfrytëzojmë për tu ngjitur”.

Përgatitjet për ndeshjen vijojnë pa probleme të mëdha, me vetëm lojtarin Rafa që nuk është rikuperuar 100%. Trajneri mbetet i fokusuar në përmirësimin e skuadrës deri në janar dhe kërkon nga lojtarët maksimumin në fushë: “E rëndësishme është që deri në janar të bëjmë sa më mirë, jam i lumtur me lojtarët që kam”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME