Bllokimi i qarkullimit për 7 orë në “Kthesat Dragostunjës” dhe thirrja e fortë e zj.Zela Kola, gruas librazhdase që ka folur gjithmonë për më të pambrojturit

Postimi i bërë në rrjet sociale i zj.Zela Koka, një emër kjo mjaft  i njohur dhe i respektuar jo vetëm në Librazhd por në mbarë Shqipërinë, ka prekur thellë opinionin publik. Me fjalë të thjeshta, por me një peshë të madhe njerëzore, ajo përshkruan një realitet të hidhur që qindra e mijera qytetarë e përjetuan ndërsa mbetën  të izoluar në aksin e rrugës kombëtare Librazhd -Prrenjas në vendin e quajtur “Kthesat e  Dragostunjës” .7 orë pritje, lodhje, frikë dhe pasiguri.

“Sot isha edhe unë, një nga qindra personat…”, shkruan ajo, duke u shkrirë me turmën e njerëzve të bllokuar në rrugë , prindër me fëmijë, të moshuar, udhëtarë që mbetën pa informacion, pa ndihmë dhe pa siguri. Nuk është thjesht një ankesë. Është një thirrje për reflektim dhe përgjegjësi.

Zela Koka në postimin e saj ngre një shqetësim publik dhe  një pyetje thelbësore:

Çfarë duhet të bëjnë shërbimet e emergjencave  në këto raste?

Jo kërkesa të pamundura. Jo fjalë të mëdha.

Një shishe ujë.

Një pampers.

Pak ushqim për fëmijët.

Dhe mbi të gjitha, një fjalë njerëzore.

Një njoftim në radio, një njoftim zyrtar dhe një zë të sinqertë që të thotë:

“Ju faleminderit për durimin. E dimë sa e vështirë është. Jemi këtu me ju.”

Sepse ndonjëherë, një fjali e tillë vlen sa një orë më pak pritje. Lehtëson ankthin. Rikthen besimin. Tregon se shteti nuk është vetëm makineri, por edhe kujdes njerëzor.

S

Ky postim nuk flet vetëm për një ditë të vështirë të dhjetra mijë qytetarëve në Dragostunjë të Librazhdit . Ai flet për një model që duhet ndryshuar. Për emergjenca që nuk maten vetëm me eskavatorë dhe mjete të rënda, por edhe me empati, komunikim dhe prani.

Shpresa e zj.Zela  Koka është shpresa e të gjithëve:

që kjo të mos përsëritet më.

Dhe që herën tjetër, përveç rrugës së hapur, të mos mbetet i mbyllur edhe zëri i qytetarëve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME