Në Gramsh ka përfunduar vlerësimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarri i 11 Gushtit, i cili për disa ditë me radhë shkrumboi disa fshatra.
Një faturë prej rreth 31 milionë lekë të reja i është dërguar Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për të nisur më pas me ndërhyrjet.
Sipas grupeve të punës të cilët u angazhuan për ditë të tëra në evidentimin e çdo dëmi, janë 68 shtëpi të djegura, prej tyre 10 plotësisht dhe 42 pjesërisht për të cilat zyra e urbanistikës në Bashkinë e Gramshit po harton projektet e rindërtimit apo rikonstruksionit.
Në bilancin e dëmeve veç banesave janë përllogaritur edhe dëmet në bagëti, të mbjella, stallat dhe pyjet.
Për shkak të zjarrit në fshatrat e Njësisë Skëndërbegas, por edhe të njësive të tjera që u prekën më lehtë, ngordhën 215 bagëti të imta, 9 gjedh dhe 7 njëthundrakë.
Zjarri shkrumboi tërësisht 44.045 hektarë ullinj, 11.028 hektarë rrush, 1451 hektarë bimë medicinale, 9.5 hektarë pemë frutore dhe arrorë.