Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha sot se ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako është larguar në drejtim të paditur, teksa shtoi se si burim informacioni kishte qytetarin dixhital.
Në një konferencë për shtyp pak minuta pasi ishte paraqitur në SPAK, ai tha se largimi i Dakos ka lidhje me tritolin që iu vendos në makinë pak ditë më parë.
“Dua të informoj shqiptarët se Gjushi, sipas shumë të dhënave, është larguar nga vendi, në drejtim të paditur. I bëj thirrje të tregojë vendin ku ndodhet. Dhe historia është kjo. Këtu deklarova unë, ose në parlament, se tani po përdoret policia nga bandat për eliminimin e njëra-tjetrës. Ju kujtohet ju para dy javësh kur u vendos tritoli në makinën e Gjushit? Është kjo kështu?”, tha Berisha.
“Tritolin Gjushit, mesa duket ia vendosi Aldo Avdylaj, i cili i thotë Gjushit, tritoli është vetëm paralajmërimi se ti që më ke kërkuar të bëj këto krime, unë t’i kam plotësuar. Të të jap votat që do, unë t’i kam dhënë”.