Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë mbrëmjen e së hënës në iftarin e organizuar nga bashkia e Kavajës me besimtarët e këtij qyteti.
Berisha uroi të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Natës së Kadrit, duke theksuar rëndësinë shpirtërore dhe simbolikën e kësaj nate të bekuar për besimtarët dhe për vlerat e solidaritetit, paqes dhe mirësisë në shoqëri.
Iftari i organizuar nga Bashkia e Kavajës përkoi me Natën e Kadrit, një nga më të rëndësishmet e muajit të shenjtë të Ramazanit, e cila për besimtarët përfaqëson një moment të veçantë reflektimi, lutjeje dhe shprese.

