Berisha nuk paraqitet në SPAK për 21 Janarin. Prokuroria e Posaçme ia çoi fletëthirrjen në Kuvend, grupi i PD e refuzoi

Ky është dokumenti fletëthirrjes për ish kryeministrin Sali Berisha që mban datën 7 nëntor 2025 me firmën e prokurorit të SPAK Alfred Shehu.

Kryetari i PD të enjten deklaroi se nuk është njoftuar për fletëthirrjen e SPAK për tu marrë në pyetje për katër vrasjet në bulevard më 21 Janar.
Këtë të premte, burime nga Kuvendi i konfirmuan medias se është praktikë sa herë që SPAK apo institucione të tjera dërgojnë kërkesa për deputetë të caktuar, ato i çohen grupeve parlamentare përkatëse.

Në rastin e z.Berisha, kërkesa e mbërritur nga SPAK nuk është pranuar të merret nga grupi parlamentari i Partisë Demokratike.
Në të tilla kushte, thonë të njëjta burime nga kuvendi, është praktikë punë kthimi i përgjigjes institucionit kërkues, në rastin konkret SPAK.
Kuvendi përmes një shkrese ka njoftuar prokurorinë e Posaçme për mospranimin e fletë-thirrjes në adresë të deputeti Sali Berisha, nga grupi parlamentar i PD.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Dhunë në Selanik, fermerët bllokojnë rrugën drejt aeroportit

Policia në Greqi përdori gaz lotsjellës ndaj fermerëve që...

Sulmohet me dron kopshti i fëmijëve në Sudan, 50 të vdekur, 33 prej tyre fëmijë

Një dron i Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë...

Protestat në Greqi/ Bllokohet qarkullimi Kakavijë–Janinë, ja në cilën orë nuk do lejohen kalimet

Aksi Kakavijë–Janinë do të një bllokim të përkohshëm pasditen...