Berisha: GJKKO nuk ruajti proporcionalitetin për masën ndaj Ballukut

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot se Gjykata së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) nuk ka ruajtur proporcionalitetin me vendosjen e masës pezullim nga detyra ndaj Belinda Ballukut.

Në një konferencë për shtyp, Berisha solli në vëmendje rastin e Erion Veliajt i cili mbahet në paraburgim.

“Erion Veliaj me akuzën për 1 milion euro garderobë mbahet në burg, kurse kjo me 50 milionë euro jo. A kemi një standard? Proporcionaliteti e kërkonte që të ishte në burg, jo pezullim”, u shpreh Berisha.

Berisha u shpreh se gjykatësi dhe prokurori duhet të faktojnë se çfarë interesash kanë që kanë vendosur këtë masë.

“Çfarë kërkesash kanë ata ndaj ekzekutivit që kanë dashur t’i bëjnë presion. Shpifje dhe kjo do renditet në aktpadinë tonë ndaj tij. Në Ankara është bërë pazari i vjedhjeve dhe tani Edi Rama i bën Gjykatës Kushtetuese presionin më të madh që është bërë ndonjëherë në historinë e këtij vendi”, tha Berisha.

Kreu i PD u deklarua kundër ankimimit ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

“Asnjë ministër nuk ka marrë mundimin të ankohet pas pezullimit në gjykatë, por ka dhënë dorëheqjen”, u shpreh Berisha duke theksuar se Kryeministri Rama po ushtron presion ndaj Gjykatës Kushtetuese si një akt kundër ndarjes së pushteteve.

“Po që kur është krijuar drejtësia, është krijuar të mbikëqyrë pushtetet për zbatimin e ligjit. Po në qoftë se Edi Rama beson në ndarje pushteti, pamundësinë apo paligjshmërinë e drejtësisë për të gjykuar, për të vendosur, për të ndëshkuar anëtarët e degëve të tjera të pushteteve kur ata shkelin ligjin, atëherë çfarë mbetet këtu?”, tha kreu i PD-së.

Po ashtu, Berisha argumentoi sipas tij, se pezullimi i ministrit nuk do të thotë thjesht të pezullosh vetëm një individ apo funksionar, por do të thotë të pezullosh një autoritet me fuqi ekzekutive vendimmarrëse dhe t’i pamundësosh pjesëmarrjen në Këshillin e Ministrave.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Mirror”: Nga plazhet e kristalta te qytetet dinamike, Shqipëria në fokusin e turistëve

TIRANË, 12 prill /Albania Express News/- Shqipëria ka plazhe...

BIRN: Ndërtuesit synojnë bregdetin e Kallmit në Durrës

Ndërtimet shumëkatëshe që vazhdojnë të ngrihen që nga periudha...

Shpirti autentik i Gjirokastrës vijon të tërheqë vizitorë, 13 mijë turistë këta tre muaj

GJIROKASTËR, 12 prill/Albania Express News/ Qyteti i gurtë i...

Besimtarët ortodoksë kremtojnë sot Pashkën, festime anë e mbanë vendit me mesazhe për paqe dhe dashuri

Besimtarët ortodoks kanë kremtuar Pashkën e madhe në Vlorë....