Bergner: Gjermania rikonfirmon mbështetjen për Shqipërinë në rrugën drejt BE-së

Në Ditën e Bashkimit të Gjermanisë, ambasadori gjerman në Shqipëri, Karl Bergner, vlerësoi përparimin e vendit në procesin e integrimit evropian dhe rikonfirmoi angazhimin e Gjermanisë për të mbështetur Shqipërinë në këtë rrugëtim.

Në mesazhin e tij, ambasadori theksoi se Gjermania qëndron fort pranë Shqipërisë, si një partner afatgjatë, duke mbështetur reformat kyçe, forcimin e institucioneve, shoqërinë civile dhe luftën kundër korrupsionit. Ai përshëndeti përparimin e bërë, veçanërisht hapjen e pesë grup-kapitujve në negociatat për anëtarësim në BE, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të reformave për të përmbushur pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë dhe evropianë.

“Qytetarët shqiptarë presin bashkëpunim konstruktiv në parlament, drejtësi të pavarur dhe një luftë të vazhdueshme kundër korrupsionit”, u shpreh ambasadori, duke vlerësuar veçanërisht punën e SPAK dhe gjyqtarëve që, siç tha ai, “i rezistojnë presionit publik dhe mbrojnë shtetin ligjor”.

Bergner vuri në dukje edhe mbështetjen e Gjermanisë për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, nëpërmjet projekteve të GIZ dhe KfW, si dhe angazhimin për të ndihmuar shtresat më të prekura dhe bizneset e vogla në zonat rurale. Me një bashkëpunim që zgjat prej 37 vitesh, Gjermania mbetet donatori dypalësh më i madh dhe më jetëgjatë në vend.

Një tjetër fokus është turizmi i qëndrueshëm, ku ambasadori përmendi me entuziazëm pjesëmarrjen mbresëlënëse të Shqipërisë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin, që sipas tij, tregoi potencialin e jashtëzakonshëm të vendit.

Duke folur për sigurinë dhe integrimin evropian, ambasadori theksoi se vendet që synojnë anëtarësimin në BE duhet të ndajnë vlerat e përbashkëta të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut – një parakusht thelbësor për një zgjerim të suksesshëm të Unionit.

Gjermania, si partner strategjik i Shqipërisë, do të vijojë të ofrojë mbështetje të gjithanshme nga infrastruktura, te arsimi profesional, energjia, menaxhimi i burimeve ujore dhe deri te lufta kundër ndryshimeve klimatike.

Në mbyllje të mesazhit të tij, ambasadori ftoi qytetarët të marrin pjesë në Javën e Kulturës Gjermane, që nis më 3 tetor në Pazarin e Ri në Tiranë, me një festë në ambient të hapur që do të përfshijë muzikë, film, kulturë, dhe atmosferë tradicionale të Oktoberfest-it.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Bylisi i akuzon arbitrat: Skandal në Superiore, Vrapi dhe Beqiraj po shkatërrojnë kampionatin!

Pas humbjes 0-1 në Ballsh ndaj Vllaznisë, presidenti i...

Rruga drejt BE-së për bujqësinë: Çfarë planifikon ministri Salla

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi...

Gjendja e Michael Schumacher mbetet mister, por një veprim i tij ndez kuriozitetin e botës

Piloti legjendar i Formulës 1, gjermani Michael Schumacher, pësoi...

Tre gola, tre emra dhe një fitore historike: Çelsi triumfon në transfertë

Çelsi ka shënuar një fitore të rëndësishme në kampionat,...