Bektashizmi nën flakët e diktaturës: 800 vite histori dhe drama e heshtur e komunitetit që nuk u shua kurrë

Në atmosferën solemne të Simpoziumit Ndërkombëtar kushtuar 800-vjetorit të bektashizmit, kumtesa e Prof. Dr. Shyqyri Hysit u shndërrua në një prej momenteve më të forta, më emocionale dhe më të pasura shkencërisht të gjithë aktivitetit. Me argumente të pakundërshtueshme, burime dokumentare, dëshmi dhe një qasje të thellë akademike, profesori riktheu në vëmendje njërën nga plagët më të dhimbshme të historisë sonë moderne: goditjen brutale ndaj fesë dhe komuniteteve fetare gjatë diktaturës komuniste, duke ndriçuar sidomos dramën e komunitetit bektashian ,një nga shtyllat e identitetit shpirtëror dhe kulturor të Shqipërisë.

Kjo kumtesë nuk është thjesht një analizë historike. Ajo është një homazh për qindra klerikë, baballarë, dervishë e besimtarë që sakrifikuan gjithçka për të mbajtur ndezur dritën e shpirtit. Është një dokument që na kujton se historia nuk duhet harruar; se përndjekjet e viteve 1967–1990 nuk ishin vetëm kundër fesë, por kundër një trashëgimie të tërë kulturore dhe shpirtërore shqiptare.

Me një qartësi të rrallë, Prof. Hysi e çon lexuesin përmes dekadave të terrorit shtetëror, duke treguar si u shkatërruan teqetë, si u burgosën dhe u ekzekutuan klerikët, si u ndalua besimi, por si pavarësisht gjithçkaje ,Bektashizmi mbeti gjallë në zemrat e njerëzve dhe rilindi me fuqinë e rrënjëve të thella, menjëherë pas rënies së regjimit.

Kjo është arsyeja pse kumtesa e tij vjen si një testament shkencor dhe moral. Ajo nuk është vetëm për studiuesit, por për këdo që kërkon të kuptojë historinë e vërtetë të këtij vendi.

Më poshtë botohet e plotë kumtesa e Prof. Dr. Shyqyri Hysit.

“Sfidat e bektashizmit në vitet 1967–1990 në Shqipëri”

Nga Prof. Dr. Shyqyri Hysi
Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër

“Të diturve bindju, me injorantët hesht”.
Haxhi Bektash Veliu

“Bolshevizma s’pajtohet kurr me dinin e Muhametit. Çelët do ta kemi luftën deri në ditën e Kijametit”.
Hafiz Ali Korça

Besimi fetar e për rrjedhoj edhe bektashizmi si komunitet, institucion dhe si praktikë e filozofi fetare gjatë viteve 1967 – 1990, sikurse edhe në vitet 1945 – 1967, u vendos në dualitet ideopolitik me ideologjinë shtetrore dhe filozofinë marksist – leniniste. Filozofi prej së cilës udhëhiqej shteti shqiptar i socializmit 1945 – 1990. Prej saj rrjedh edhe konflikti midis shtetit dhe besimit fetar. Ky qëndri ishte burimor, sepse sikurse shkruan E. Jacques në punimin “Shqiptarët”, “Marksi dhe Lenini e shihnin fenë si një pengesë në rrugën e revolucionit klasor”. Propaganda ateiste ishte pjesë e politikës proletare, që vendoste klasën punëtore dhe fshatarësinë kooperativiste në qendër të veprimtarisë së saj. Kështu kjo ideologji solli në skenën e kohës luftën e klasave synimi i së cilës ishte ndërtimi i shoqërisë socialiste. Nga kjo luftë nuk u përjashtua as besimi dhe institucionet e tij, e për rrjedhoj edhe bektashizmi u përfshi në vorbullën e luftës ateise, duke u etiketuar si: obskurantizëm”, “opium për popullin”, “mbështetës i klasave shtypëse e shfrytëzuese”, “parazitizëm” etj. Më së pari lufta filloi në fushën e pronës, ku bektashizmi ishte pronari më i madh i takoave në Shqipëri. Po ashtu lufta u shtri menjëherë në fushën e arsimit dhe edukimit. Brenda një kohe të shkurtër u mbyllën të githa shkollat fetare dhe u hoqën lëndët e edukimit fetar nga programet e shkollave.

Mendoj se lufta kundër besimit fetar 1945 – 1990 kaloi nëpër tre faza, të cilat janë:

A) 1945 – 1967, gjatë së cilës u hodhën baza të forta ideologjike të ateizmit dhe luftës kundër besimit fetar. Kundër besimit u rreshtua PKSH(PPSH) dhe levat e saj, organizata e rinisë, gruas, bashkimet profesionale, pioneri etj. Robert Elsie shkruan: “Në fund të nëntorit të vitit 1944, komunistët morën pushtetin në Tiranë dhe një regjim i ri Stalinist u vendos, që përfundimisht do ta ndalonte tërësisht bashkësinë bëktashaiane”. Për kontrollin e komuniteteve fetare shteti miratoi ligjin nr. 743. , datë 26 nëntor 1949: “Mbi komunitetet fetare në Shqipëri”. Pas Kongresit IV të PPSH-së(13-20 shkurt 1961), filloi gjerësisht denigrimi i besimit fetar. Historiografia shqiptare konfirmon: “Kongresi V i PPSH, në3 nëntor 1966, e cilësoi luftën kundër fesë si një aspekt me rëndësi të luftës klasore, e cila synonte zhdukjen e kësaj pengese, që sipas PPSH –së, frenonte përparimin e vendit”. Propaganda kundër fesë ishte jetike për PPSH, ajo konsiderohej armike e ideologjisë m-l dhe u propogandua si: “Frenuese e zhvillimit shoqëror e ritmeve të qytetrimit, të emancipimit të gruas dhe rinisë . Ndaj rruga e vetme për çlirimin nga dogma fetare ishte prishja e këtij besimi”.

B) Faza e dytë 1967 – 1976 kjo fazë starton me fjalimin e E. Hoxhës më 6 shkurt 1967, “Revulocionarizimi i mëtejshëm i partisë dhe pushtetit”. Këtu starton edhe lufta e hapur e partisë dhe shtetit kundër besimit dhe klerikëve . “Ti djegim me zjarr e hekur zakonet prapanike”. Ky moment konsiderohet edhe starti i revolucionit kulturor në RPSH. Ai ishte zgjatim i lëvizjes kulturore me po të njejtin emërtim, që u zhvillua në Kinën motër gjatë asaj periudhe. Fjalimi u pasua edhe nga dy të tjerë më 17 dhe 23 shkurt. Në fjalim u përmend edhe një punëtor i qytetit të Durrësit që shiste privatisht ikona. Kjo me sa duket nxiti partinë në rreth të gjente kompesim. Vetëm dy ditë më vonë në Gazetën “Zëri i Rinisë” lexojmë: “Lufta kundër zakoneve prapanike dhe paragjykimeve fetare është luftë klasash”. Gazeta shprehte thelbin e lëvizjes rinore duke e konsideruar veprimin e rinisë gjimnaziste si: “Një lëvizje revolucionare të rinisë së Durrësit me përmbajtje të thellë ideologjike”. Rinia vuri në qendër të luftës kundër institucioneve fetare dhe besimit një sentencë të Leninit, i cili thekson: “Ne luftojmë kundër fesë vetëm me anën e vijës ideologjike, me anën e shtypit dhe fjalës”. Nëpër shtypin e kohës gjejmë tituj orjentues në luftën kundër besimit si: “Frymëmarrja e fundit e një mbeturine të së shkuarës”, “Të rejat në luftë kundër prangave të ideologjisë fetare e borgjeze”, “Feja ka qënë gjithmon vegël e feudalëve dhe e borgjezisë për të shtypur popullin e për të shtypur dy herë më shumë vajzat dhe gratë”, “Edukimi i vazhdueshëm klasor do të rrënjos parimet e reja morale revolucionare”. Partia porosiste: “Detyra e parë është që këto iniciativa ideologjike e kulturore të masave të përhapen në çdo fshat, qendër pune e në çdo familje”. “Ta çojmë deri në fund luftën kundër zakoneve prapanike, të zhvillojmë tradita të reja socialiste”. Udhëzimi(urdhëri politik) i 6 shkurtit u pasua nga një tjetër porosi(urdhër politik) pas katër muajsh, në të cilët theksohej: “Luftën tonë kundër fesë ne duhet ta drejtojmë qoftë kundër dogmës fetare vetë, kundër pikëpamjeve filozofike, idealiste e mistike të saj, ashtu edhe kundër disiplinave fetare, që kanë hyrë deri edhe në zakonet e përditëshme të atyre që e besojnë, pa bërë kujdes”.

Më 27 shkurt 1967 me shkresë nr. 133, tepër – sekret të KQPPSH “Shkatërrimi i objekteve fetare u mor përsipër nga rinia e Durrësit me sekretar të parë Pirro Priftin”. Por, ligjërisht u bë më 13 nëntor 1967 kur me dekret të Presidiumit të Kuvendit Popullor u shfuqizuan të gjitha dekretet që aprovonin veprimtarinë fetare në Shqipëri.

Kisha e parë u mbyll më 4 mars 1967 në Shkodër, e pas saj mbi 2 maijë objektet e kultit pushuan së funksionuari. “Gjithë partia dhe populli duhet të ngrihet në këmbë dhe ti djegin me zjarr e me hekur”. Të njejtin fat patën edhe 53 teqe bektashiane. R. Elsie thekson: “….nga 53 teqe bektahiane vetëm gjashtë nuk ishin shkatërruar”.

Fjalimi u botua në gazetat e kohës më 7 shkurt, një ditë më vonë, më 8 shkurt gazeta “Zëri i Popullit” botoi nismën e nxënësve të gjimnazit “Naim Frashëri” të Durrësit, “që kërkonin mbylljen e kishave, xhamive dhe teqeve”. Menjëherë vërshuan letrat nga krahina të ndryshme të vendit ku premtonin se: “Do të shkulim nga ndërgjegja jonë – siç shprehen himariotët, çdo gjë që i përket ideologjisë së huaj. Do të bëjmë një luftë të vazhdueshme dhe të pamëshirshëme kundër mbeturinave borgjeze, paragjykimeve fetare e zakoneve prapanike”. Ndërsa banorët e bllokut nr. 1-2 të lagjes “Kongresi i Përmetit” në Shkodër theksonin: “Do të heqim të gjitha ceremonitë e festave fetare që kanë xanë vend deri tash”.

U prishën 2169(2172) objekte fetare nga të cilat 740 xhami, 608 kisha ortodokse e manastire, 157 kisha katolike, 530 tyrbe e teqe, mekame e teqe bektashiane. 41% e klerit u burgos ose kaloi në hetusinë e shtetit të Diktaturës së Proletariatit. 13% u pushkatuan.(Gazeta “Panorama” 10 shkurt 2025.) Shteti i konsideroi zakone prapanike martesat fetare, synetllëkun, sherbet, pagëzimet etj.

Më 23 shtator 1975 u dekretua ligji i ndryshimit të emrave. Ishin gjithësej 62 emra e midis tyre edhe emrat me origjinë fetare: Kuran, Perëndi, Qafir, Xhenet, Dovlet, Agjirim etj.Vendimi për ndryshimin e tyre merrej nga Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor të Rrethit përkatës. Sipas dekretit, ky proces duhet të përfundonte në 31 dhjetor 1976.

C) 1976 – 1990 kur u ndalua me kushtetutë besim fetar dhe Shqipëria u shpall shteti i vetëm ateist në botë. Në dhjetor 1990 u shfuqizua ligji kundër fesë. Gjatë kësaj periudhe të gjitha levat e partisë dhe të shtetit gjurmonin elementët e besimit dhe i demaskonin ato para kolektivave, popullit dhe në faqet e shtypit. Kushtetuta e vitit 1976 theksonte: “Shteti nuk njeh asnjë fe dhe përkrah e zhvillon propagandën ateiste për të rrënjosur te njerëzit botëkuptimin materialist shkencor”.

Në vitin 1977 u miratua Kodi Penal i RPSH. Në nenin 55 të të cilit thuhej: “Ushtrimi i fesë dënohet me ligj”. Lufta kundër besimit fetar, institucioneve dhe klerikëve ishte për superstrukturën një “shprehje e vullnetit të popullit”.

Parrullat:

“Feja është obzkurantizëm”, “Feja shërbëtore e të huajëve”, “armike e gruas dhe rinisë”, “mish i huaj në trupin e njerëzimit”, “Feja vegël e forcave feudal dhe borgjeze për të shtypur dhe shfrytëzuar popullin(masat)”.

Objektet e teqes u shëndërruan në institucione ekonomike, ushtarake dhe shtetërore, magazine, fjetina etj.

Më 10 korrik 1968 në Shkodër u inagurua një ekspozitë me temë “Mbi rolin reaksionar të fesë”, e cila qëndroi e hapur për publikun pesë vjet. Kjo ekspozitë u shëndërrua në Muze Ateist më 9 qershor 1973.

Krimet e komunizmit kundër klerit bektashian sipas Kryegjyshatës Botërore Tiranë:

Të pushkatuar gjithësej 7(shtatë).

Baba Qamil Gëllava 1945, Baba Xhelo Gëllava 1946, Baba Ali Tomorri 1948, Baba Habibi 1948, Baba Shefqet Koshtani, 1948, Baba Bedri Carkanji, Baba Mustafa Canaj 1952.

Nga presioni dhe stresi u vetvranë 4 baballar:

Baba Myrteza Paja, Hajro Progonati, Baba Mehmeti i Kreshovës, Baba Bektash Sevasteri.

Të burgosur e të vdekur nëpër burgje gjithësej 14 baballarë dhe 4 dervish:

Baba Dule Manaj 1947, Baba Mustafa Prishta – Burel 1950, Baba Selim Kulmaku, Baba Paja, Ilmi Tomorrica, Halimi Therepeli, Baba Mehmeti i Frashërit, Baba Sulua, Baba Islam Leskoviku, Baba Abdulla Kruja, Baba Hysni Rehova, Baba Nebi Shëmbërdhenji, Baba Hilmi Shëmbërdhenji, Baba Sami Kamthi,

Dervish Tushe Isufi, Dervish Barjam Çërrila, Dervish Mete Vërlani, Dervish Hysniu

Më është kërkuar përmendja shkurtimish e disa baballarëve që kanë mbajtur ndezur çirakun e Haxhi Bektashit në këto vite. Spikasin Baba Rexhepi, Baba Sherifi, Baba Selim Kaliçani, Baba Barjami etj.

Baba Rexhepi ose Baba Rexhep Beqiri.

Lindi në lagjen Cfakë të Gjiroklastrës më 18 gusht 1901 dhe ndërroi jetë më 10 gusht 1995. Ishte nipi i Baba Selimit të Zallit dhe stërni[pi i Baba Ali Gegës. Babai i tij ishte mulla në lagjen Dunavat. Mbaroi medresenë në Gjirokastër. Zotronte gjuhët fërngjisht, turqisht, persisht, aranisht dhe anglisht.

Ndërtoi teqenë e Detroidit(Teylor- Miçigan të SHBA –së. Në moshën 16 vjeçare u dorzua në Teqenë e Zallit. U rreshtua me forcat nacionaliste përkrah Mitat Frashërit, Hasan Dostit, Ismail Goolemit, Veip Runës, Skënder Muço, Bari Omarit, Javer Rushitit etj. Në tetor 1944 u largua nga Shqipëria dhe shkoi në Itali. Largimi ishte i detyruar sepse forcat e FANÇ e planifikuan për ta vrar. Në një dokumet të 3 marsit 1944 lexojmë: “”Është e nevojshme me u pa mundësia të eleminohet fizikisht dervish Rexhepi i Teqesë së Zallit… vrasja të jetë e fsheht…”. ku qëndroi 4 vjet në kampet që u ngritën për shqiptarët. Në vitin 1952 shkoi në teqenë e Kajguzer Sulltanit në Kajro – Egjipt. Në vitin 1953 shkoi në Detroid, ku u prit prej: Xhevat Kallanxhiut, Haki Omarit, Hysen Butkës, Agim Karagjozit, Hizvi Husit, Daver Agës, Qani Prespës etj. Në vitn 1954 hapi teqenë e parë bektashiane në SHBA. Me këtë rast u vërtetua edhe profecia e Haxhi Bektashit se: “Kandili im do të shuhet në lindje, por do të ndizet në perëndim”. Vepra e tij më madhore është “Misticizma islame dhe bektashizma”, botuar në Detroid 1967. Për baba Rexhepin kanë shkruar Franc Trix(“Spiritual discurse”, Tommor Aliko, Xhevat Kallaxhi, Syrja Xhela, Eugen Shehu, Rexhep Rifati

Baba Barjami

Ishte nipi i Baba Muharremit, që ishte gjyshi i tij dhe baba në teqen e Durballi Sulltanit. Lindi më 18 maj 1906 në fshatin Rabije. Prindrit e tij ishin Sadiku dhe Manushaqe Mahmutaj.

Pesë klerikët që dhanë jetën, më 24 korrik 1943 Dervish Feimi, Dervish Barjami, Dervish Lamja, Barjam Bardhaj,

U vesh dervish në teqen e Rabijes në vitin 1927,

Baba Në teqen e Plashnikut, ku evidentohet për herë të parë më 8 dhjetor 1939.

U arrestua dhe dënua nga gjykata e Beratit si mbështetës i Ballit Kombëtar.

U dënua me 15 vjet burg. Pas burgut u interrnua në Milot ku qëndroi deri në vitin 1975. Pas këtij viti ai qëndroi në familjen e Teki Taros në Durrës. Kontributor për rihapjen e Kryegjyshatës Bektashiane më 22 mars 1991.

Në vitin 1992 shkoi në Detroid.

Dekorimet:“Pishtar i Demokracisë” me motivacionin: “I papërkulur dhe me besim ndaj zotit duroj burgjet e torturat e diktaturës për një shqipëri të lirë, fetare dhe demokratike”.

Baba Sherifi

Lindi më 8 gusht 1908 në lagjen Canometaj(Carrometaj) të Zhapokikës. Arsimin fillor në shkollën e Koshtanit. Edukatën fetare në teqenë e Koshtanit dhe gjuhët e huaja nga Sheh Beqiri në Toç. Në moshën 27 vjeçare u vesh Dervish nga dora e Baba Shefqetit të Koshtanit dhe në vitin 1939 u dekretua baba po në Koshtan. Nga viti 1943 deri në mars 1947 qëndroi pranë Kryegjyshatës për kurse fetare dhe edukatë fetare. U burgos për tre muaj pas ngjarjeve në Kryegjyshat 18 mars 1947, ku u vranë tre baballarët. Pasi doli nga burgu qëndroi përsëri në Kryegjyshatë dhe shkoi në Lapulec të Mallakastrës. Nga Lapuleci në Kryegjyshatë, Leskovik dhe teqenë e Zallit si gjysh i Gjyshatës së Gjirokastrës maji 1949 – tetor 1953. Prej andej dy vjet në Kryegjyshatë 1954-1956, në Teqenë e Baba Xhemalit dy vjet dhe në Martanesh 1958, Prishtë 1960 ku u caktua edhe zv.Gjysh i Gjyshatës. Shyqyri Hoxha e emëroi primat të teqes së Madhe në Elbasan dhe gjysh i Gjyshatës së Elbasanit 1963 – 1967.

Pasi u mbyllën institucionet fetare baba Sherifi për reputacionin që kishte qëndroi në Elbasan, u punësua në tregëti dhe mori shtëpi tek ura e Zaranikës. Aty ushtroi pandërprerë veprimtarinë fetare deri në vitin 1990. Është dekoruar nga Presidentioi Republikës me Dekret nr. 1218 “Për veprimtari patriotike” me motivacionin “Fetar dhe nacionalist i shquar, në luftën kundër çdo pushtuesi për një Shqipëri të lirë e të bashkuar”.

Baba Muharrem Allkushi

Njihet si Baba Muharrem Gëllava. Lindi më 2 mars 1900 dhe ndërroi jetë, më 7 shkurt 1985. Arsimin e mesëm e kreu në Janinë, ndërsa në vitet 1926 – 1928 shkoi në Stamboll ku edhe u rregjistrua në një shkollë teologjike. Shkollë, të cilën e la në mes për arsye familjare, dhe erdhi e u vesh dervish në teqenë e Gëllavës. U dekretua baba në vitin 1933 prej Sali Njezi Dedeit. Kryegjyshi e dekretoi primat në teqenë e Kreshovës në Kolonjë.u burgos nga regjimi komunist 1946 dhe u dënua 9 vjet e gjysëm si kundërshtar i regjimit. Doli nga burgu në viti 1954 dhe u emërua sekretar i Kryegjyshatës(1954- 1957). Shërbeu në Kreshovë, Drizar, Bllacë të dibrës dhe në Therepe të Beratit.Është dekoruar me titullin: “Pishtar i Demokracisë”. Tyrben e tij e ndërtoi Baba Faiku dhe Baba Admiri në vitin 2014.

Baba Faiku

Lindi në Luftinjë në Luftinjë, më 20 gusht 1942 dhe u edukua me ndjenjën e bektashizmës që në djep nga nënë Hanua dhe babai i tij xha Ganiu, që ishte myhyb i teqes së Koshtanit. U diplomua për ekonomist. Fisi i Selmanajve dhe familja e Baba Faikut ishin shërbëtorët e Baba Isuf Horasanit. Baba Faiku ka mbajtur lidhje me teqenë e Memaliajt, Harakopit(Krahës), Teqenë e Madhe të Elbasanit dhe teqenë e Koshtanit. Gjatë revolucionit ateist 1967 Baba Faiku mundi të shpëtonte vendin e shenjt të Baba Isuf Horosanit. Gjatë viteve të socializmit frkuentonte fshehurzi Baba Sherifin, Baba Muharremin dhe klerikët e tjerë që u zhveshën në vitin 1967. Ai dhe familja e tij kryenin të gjitha ritet dhe festat fetare bektashiane, Matemin, Novruzin dhe ditën e hashuresë. Baba Faikun e konsideronin “Fryma e Baba Shefes”.

Baba Selim Kaliçani

• Lindi në Pejë më 29 nëntor 1922. i biri i Rexhpit dhe Hatixhesë.
• Në moshën 13 vjeçare shkoi në Kryegjyshatë pranë Sali Njazi Dedejt(1935). Kreu shkollën mekanike dhe u punësua shofer në ministrinë e Arsimit 1942-1943. Në vitin 1943 doli partizan në zonën e Martaneshit, në radhët e batalionit “Hakmarrja”.
• Në vitin 1949 u bë myhyb i Dede Ahmetit dhe po aty dervish dhe baba.
• Pas viti 1967 shkoi në Burrel.
• Në vitin 1990 shkoi Baba në teqenë e Shememi Babait në Fushkrujë deri në vitin 2000. Ndërroi jetë më 24 shtator 2000.
• Njihet si Selim Rexhep baba Kaliçani. Ka lënë një botim për bektashizmin; “Testamenti bektashian”, Tiranë 2000.
Baba Feimi dhe dervish i tij, Baba Lazeja

Baba Haxhi Salia

Prej çiftit Gjysh e Merushe Saliaj lindi Baba Haxhiu. Kleriku bektashian Baba Haxhi Saliasi lindi ditën e shtunë, më 10 tetor të vitit 1936. Ai trgoi shumë shpejt aftësi mistike, dëshirë për të mësuar, guzim, shkathtësi e mprehtësi, organizator, si dhe një memorje për t’u admiruar.Viti 1945 dhe 1946 ishin vitet fatëkeqë në një kohë të turbullt për djalshin dhjetë vjeçar. Për ndjenjat nacionaliste i pushkatohet babai, ndersa nënë e sëmur dhe pa përkrahjen e të shoqit nuk mundi të rronte më tepër se një vit. Kthetrat e vdekjes nuk patën mëshirë për katër fëmijët e mbetur pa baba. Ajo u mori edhe nënën duke u shtuar jetimëve kalvarin e vujtjeve, duke u ritur përgjegjësinë për jetën , që i burrëroi para kohe, dhe për njeri-tjetrin, se zoti vet i kishe ndar dy motra e dy vëllezër.

Arsimin fillor e kryeu në fshatin e lindjes, në Ninësh, mësuesi megjithëse e dinte se Haxhiu tetë vjeçar ishte djali i një nacionalisti të pushkatuar nga partia kur pa aftësit e tij i thoshte shpesh; “Ule dorën o Haxhi, se nuk vjen behari me një lule”, “të lumtë, si ti, ti kisha të gjithë”. Personaliteti i këtij djali të mbetur jetim erdhi në rritje, ai e mbaroi shkelqyeshëm filloren dhe uniken e asaj kohe në fshatin e lindjes, por nuk mundi të vazhdonte më tej për shkaqe biografike. Hyri në medrese, dhe në moshën 18 vjeçare shkoi në Teqenë e Harakopit në Krahës të Tepelenës, ku mori dorë nga Baba Hasim Shehi i cili ishte një Baba me reputacion të veçantë në zonën e Tepelenës në atë periudhë.

Baba Haxhiu shërbeu për disa vjet në teqetë bektashiane të Harakopit, Rabijes, Çorrushit, kohë e cila ishte edhe një mundësi për të vazhduar studimet në dy drejtime: Në drejtimin e përvetsimit të gjuhëve të huaja, ku mësoj, persishten dhe arabishten dhe në drejtim të fushës së fesë, ku veçanrisht u thellua në fushën e misticizmës bektashiane. Biblotekat e pasura, baballarët që zotronin disa gjuhë të huaja, bisedat e njerzëve të shquar të kohës që vizitonin teqetë dhe vullneti i Baba Haxhiut ishin faktorët që ndikuan në formimin e Baba Haxhiut si klerik.

Baba Haxhiu në intervistën e tij dhënë revistës bektashiane “Urtësia”, deklaron: “Në vitin 1954 kam shkuar në selinë e shënjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë, për tu shkolluar…Shkollimi në Kryegjyshat ka qënë i domosdoshëm për mua”.

Në vitin 1958 Baba Sherifi i Teqesë së Çorrushit i propozoi Baba Haxhiut të vishej dervish, propozim të cilin Baba Haxhiu e priti me gëzim të madh sepse bënte ralitet dëshirën e brëndshme të Baba Haxhiut dhe ligjëronte futjen në rrugën e misticizmës për të cilën kishte lindur. Ligjet për shërbimin ushtarak që nxori qeveria në atë perudhë e detyruan dervishin pasionant të hiqte dorë nga ëndrra e tij, nga rruga e klerikut që shkote në gjurmët e klerikëve të sektit bektashian shqiptar e cila ishte rrënjosur gjatë shekujve në vendin tonë dhe që njhet si rruga e Haxhi Bektashit.

Pasi kreu për dy vjet shërbimin ushtarak, 1960-1962, Baba Haxhiu u kthye në vendlindje dhe nuk mundi të vazhdonte aktivitetin fetar. Kjo ishte koha kur disa teqe bektashiane ishin mbyllur, për dy arsye: Sepse disa klerik kishin ndërruar jetë dhe shteti që kontrollonte emërimet e klerikve e vononte procesin ose e bllokonte me pretekse të ndryshme; por edhe sepse objektet e kultit bektashian u uzurpuan prej reparteve ushtarake, këtu filloi faza e ofensivës për eleminimin e objekteve të kultit.

Nga viti 1963 deri në mars të vitit 1991 Baba Haxhiu jetoi në fshatin e lindjes, në Ninësh ku vazhdoi të predikoi në mënyrë të fsheht parimet e larta të fesë bektashiane. Në gazetën “Dita Jug” lexojmë: “Mohimi i egzistencës fetare pas vitit 1967 edhe Baba Haxhiut ia ndërpreu zhvillimin e rrugës mistike të bektashizmit, për të cilën ai jo vetëm kishte prirje të veçanta, por kishte kryer edhe kurse të ndryshme fetare…prej parimeve të larta fetare bektashiane dhe rrugës mistike të bektashizmët Baba Haxhiu nuk hoqi dorë as në vitet e presekutimit fetar”.

Baba Haxhiu e rifilloi rrugën e misticizmës bektashiane në vitet e demokracisë dhe u rivesh në shtator të vitit 1991 në Elbasan prej Baba Sherif Canometit. Baba Sherifi e mbajti për gjashtë muaj në shtëpinë teqe që kishte në Elbasan dhe dërgoi në Teqenë e Zallit, ku shërbente Baba Nekiu.

Në 14.02.1994, Baba Sherifi ndërroi jetë ndërsa Baba Nekiu për arsye shëndetësore pasi shërbeu në Teqenë e Melanit, shkoi në Levan tek i nipi Medin Caushi. Në këto kushte pasi ishte bërë propozimi për tu graduar Baba, Baba Haxhiu u vesh Baba në Kryegjyshatë, prej Kryegjyshit Shënjtërisë së Tij Dede Reshat Bardhit, në 20.06.1994 dhe njëkohësisht u emërua gjysh i zonës së Gjirokastrës.

Baba si i jeton këto vite? Baba Haxhiu ju përgjigj: “Jetoj dhe respektoj të parët e mi, vëllezërinë time. Jetoj e respektoj besimtarët që vijnë në këtë prag urtësie, jetoj e respektoj shënjtërin e tij Kryegjyshin botëror, Haxhi Dede Reshat Bardhin”. Në datën 22.X.2003 në spitalin e Ankaras zemra e mistikut bektashian, Baba Haxhiut pushoi së rrahuri, por shpirti i tij fluturoi për në Pirevi. Në datën 24.X.2003, trupi i Baba Haxhiut u ul në aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit i shoqëruar nga Baba Mondi, sot Kryegjyshi ynë. Trupi i tij prehet në teqenë e Zallit, në shtëpinë e shënjtorëve të mëdhenj të bektashizmit, përkrah Baba Asimit, Baba Aliut, Baba Selimit etj.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME