Begaj vizitë në Vermosh: Ujëvara e Gjamës dhe ajo e Selcës, dy mrekulli natyrore

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka vizituar zonën e Vermoshit.

Në një postim në rrjetet sociale, begaj thekson se, Shqipëria është befasuese me bukuritë e saj, nga Konispoli në Vermosh.

“Ujëvara e Gjamës dhe ajo e Selcës janë dy mrekulli natyrore që ruhen me dashurinë e pastër për natyrën nga malësorët e kësaj zone. E bardhë është zemra e tyre, e qashtër natyra”, thekson Kreu i Shtetit.

Vermoshi, fshati turistik në qarkun e Shkodrës, vitet e fundit është kthyer në një ndër destinacionet turistike të preferuara për turistët, jo vetëm sa i përket klimës malore, por edhe për të apasionuarit e alpinizmit.

Rikualifikimi urban i fshatit turistik të Vermoshit, rindërtimi i rrugës, ndërtimi i Qendrës së Turizmit e kanë shndërruar edhe këtë zonë në një prej destinacioneve më të frekuentuara gjatë gjithë vitit nga turistë vendas e nga vende të ndryshme të botës.

Qendra e Vermoshit është transformuar tërësisht, ku shtëpitë tradicionale alpine, dikur të rrënuara, sot janë kthyer në bujtina mikpritëse për vizitorët.

Bujtinat e ngritura i japin kësaj zone një shëmbëlltyrë të ngjashme me bujtinat alpine të Zvicrës.

Fshati më i madh i Alpeve të Shqipërisë, Vermoshi, gjendet në një luginë me origjinë akullnajore, e vendosur në lartësinë 1100 metra mbi nivelin e detit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Dhunoi një punonjës të policisë, pezullim i gjatë për portierin e Tërbunit

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka pezulluar me një...

Donnarumma: Italia shkon në Botëror, titullin këtë vit e fiton Milani

Kapiteni i Italisë dhe portieri i Manchester City-t, Gianluigi...

Përvoja shqiptare e mbrojtjes biologjike të gështenjës, në Forumin Botëror të Ushqimit

Në kuadër të 80-vjetorit të Organizatës së Ushqimit dhe...