Basketbolli elbasanas s’e ndal traditën: Ekipet e moshave sfidojnë kampionatin me besim të plotë

Ekipet e moshave të basketbollit Elbasanit, U18 dhe U20, janë gati të nisin sezonin e ri me ambicie të qarta dhe me objektivin për të treguar se basketbolli elbasanas vazhdon të jetë një vatër e talentit dhe përkushtimit sportiv. Trajneri Xhulio Isufi, thekson për “albania express news” se përgatitjet kanë shkuar shumë mirë dhe atmosfera në skuadër është pozitive, me lojtarët që shfaqin dëshirë dhe etje për sukses. “Ndjehemi në formë të plotë dhe të karikuar për të filluar kampionatin. Të gjitha ekipet e tjera janë të forta dhe i respektojmë, por këtë vit duam të tregojmë se nuk marrim pjesë thjesht për të mbyllur ndeshjet — ne jemi këtu për të fituar, ashtu si e kërkon tradita e Elbasanit në basketboll,” – u shpreh Isufi.

Trajneri shtoi se puna e përditshme me grupin ka sjellë përmirësime të ndjeshme në lojë dhe se entuziazmi i të rinjve është garanci për të ardhmen. “Lojtarët ndihen mirë, U18 me trajnerin Geri Biçoku dhe U20 me mua po presim me padurim fillimin e kampionatit për të treguar sa vlejmë. Besoj se Elbasani do të vazhdojë të prodhojë talente dhe të mbajë lart emrin e basketbollit në qytetin tonë,” – theksoi ai.

Në vitet e fundit, klubi i Elbasanit ka qenë një ndër më aktivët në zhvillimin e moshave, duke nxjerrë lojtarë që kanë spikatur në nivele kombëtare e madje edhe ndërkombëtare. Tradita e gjatë e basketbollit verdheblu, që ka rrënjë të forta në qytet, mbetet një bazë e qëndrueshme për të ardhmen. “Kemi ndërtuar një filozofi pune që i jep hapësirë të rinjve, sepse besojmë se Elbasani gjithmonë ka ditur të prodhojë lojtarë me pasion, disiplinë dhe karakter fitues. Kjo traditë do të vazhdojë,” – përmbylli trajneri Isufi.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Elbasani feston 10 vite muzikë të dhomës: Rekord pjesëmarrjeje këtë vit

Prej një dekade, Elbasani ka qenë nikoqir i përvitshëm...

Prokuroria heton votues të dyshimtë në zgjedhjet lokale të Junikut në Kosovë

Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet pas pretendimeve...

Aksidenti me Marquez kushton shtrenjtë Bezzecchi në Çmimin e Madh të Australisë

Fundjava në Phillip Island, ku zhvillohet Çmimi i Madh...

Elbasani në betejë për tri pikët: Çdo gabim i ndaluar ndaj Vorës

Skuadra e Elbasanit po i jep dorën e fundit...