Defrim Merhasani ,gazetari i mirënjohur sportiv i Radio Televizionit Shqiptar, i cili prej vitesh është kthyer në një figurë të dashur jo vetëm për ekranin por edhe për organizimet festive në Dibër dhe më gjerë, ka ndarë një njoftim të veçantë në rrjetet sociale që ka ngjallur interes të madh.
Përmes një postimi publik, ai bën me dije se festa tradicionale e fisit Methasani do të zhvillohet ditën e diel, më 3 maj 2026, në orën 11:00, në Sohodoll të Njësisë Administrative Kastriot i Dibrës. Ky event tashmë është kthyer në një traditë të konsoliduar prej vitesh , duke bashkuar dhjetëra familjarë dhe të afërm nga brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Në ftesën e tij, gazetari Methasani thekson rëndësinë e këtij organizimi si një mision njerëzor dhe shpirtëror: një mundësi për t’u takuar, për t’u çmallur, për të ruajtur rrënjët dhe për të forcuar lidhjet me vendlindjen. Ai nënvizon se festa synon të rrisë dashurinë për origjinën dhe të mbajë gjallë traditat familjare, duke respektuar lidhjet e gjakut.Një rol kyç në organizim luajnë banorët e Sohodollit, ndërsa aktiviteti do të zhvillohet në kompleksin sportiv “Methasani”.
Pjesëmarrja pritet të jetë edhe më e madhe sesa vitin e kaluar , me të afërm që vijnë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga diaspora, përfshirë grupet e familjeve nga Italia, Franca dhe vende të tjera evropiane.
Falë përkushtimit të organizatorëve dhe veçanërisht petsonalitetit të shquar të gazetarisë shqiptare Defrim
Methasani , kjo festë ka fituar një popullaritet të jashtëzakonshëm, duke e kthyer fisin Methasani në një emër të njohur në mbarë vendin.

Organizatorët shprehen optimistë se edhe këtë vit festa do të sjellë emocione të veçanta, duke vijuar traditën e suksesshme të tre viteve të fundit dhe duke forcuar edhe më tej lidhjet mes brezave.

