Bashkia Librazhd kërkon mbështetje nga “Qatar Charity” për hapjen e puseve të reja uji në objekte publike

Bashkia Librazhd i është drejtuar zyrtarisht shoqatës humanitare ndërkombëtare “Qatar Charity” me një kërkesë për bashkëpunim dhe mbështetje në hapjen e puseve të reja të ujit në një sërë institucionesh publike dhe zonash të banuara në territorin e bashkisë.

Kjo iniciativë vjen si përgjigje ndaj problematikave të vazhdueshme që përballen komunitetet vendore në lidhje me furnizimin me ujë të pijshëm, veçanërisht në shkolla, qendra shëndetësore, institucione fetare, lagje periferike dhe njësi të tjera shërbimi publik.

Në kërkesën zyrtare drejtuar “Qatar Charity”, Bashkia vlerëson ndihmën e mëparshme të organizatës në projektet e ngjashme, të cilat kanë sjellë përmirësime të ndjeshme në jetën e komuniteteve, duke siguruar furnizim të qëndrueshëm me ujë në zona që kanë vuajtur për vite me radhë mungesën e këtij burimi jetik.

“Kërkojmë mbështetjen tuaj për hapjen e puseve të reja në institucione publike ku furnizimi me ujë mbetet një sfidë reale. Ky projekt është i një rëndësie të veçantë për garantimin e kushteve higjieno-sanitare dhe funksionimin normal të shërbimeve publike në këto zona,” thuhet në dokumentin zyrtar të Bashkisë Librazhd.

Sipas të dhënave të bashkisë, nevoja për puse është identifikuar në mbi 40 vende të ndryshme, të shpërndara në të gjitha njësitë administrative të Librazhdit, përfshirë:

  • Qendra fshati dhe shkolla në Arrëz, Mërqizë, Kuturman, Letëm, Lunik, etj.

  • Qendra shëndetësore dhe xhami në fshatra si Dorëz, Marinaj, Hotolisht, Neshtë, Orenjë, Zdrajsh, etj.

  • Lagje periferike dhe hapësira publike në qytetin e Librazhdit dhe në Fushë-Studën.

Në total, projekti parashikon hapjen e dhjetëra puseve, në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetës për mijëra banorë të zonave rurale dhe urbane. Bashkia nënvizon se projekti do të ndikojë ndjeshëm në:

  • Rritjen e cilësisë së shërbimeve arsimore dhe shëndetësore.

  • Lehtësimin e jetës për familjet që vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.

  • Rritjen e rezistencës ndaj thatësirave dhe ndotjes së burimeve natyrore.

Shoqata “Qatar Charity” është e njohur për angazhimin e saj të vazhdueshëm në ndihmë të komuniteteve në nevojë, duke kontribuar në ndërtimin e puseve, ofrimin e ndihmës humanitare, mbështetjen për arsimin dhe përmirësimin e infrastrukturës bazë në Shqipëri.

Bashkia Librazhd ka shprehur gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar ngushtë me organizatën në fjalë për realizimin e këtij projekti dhe thekson se çdo mbështetje në këtë drejtim do të përkthehej në një kontribut të drejtpërdrejtë për mirëqenien dhe dinjitetin e qytetarëve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Mbi 500 mijë turistë në Gjirokastër, Golemi /Në rrugët e kalldrëmta flitet në të gjitha gjuhët e botës

Vjeshta i ka dhënë Gjirokastrës ngjyra dhe pamje mbresëlënëse...

Formimi i qeverisë së re në Kosovë, Kurti: Ende s’kam arritur të zhvilloj diskutime

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se ende...

Puna për shëtitoren buzë detit në Durrës, Rama: Nxit turizmin, shton hapësirat për pushuesit

Në Durrës kanë nisur një seri investimesh madhore që...

Panairi mes artit, traditës dhe kulturës shqiptare në Gjirokastër

Në zonën historike të Gjirokastrës u çel fundjavën që...