Bashkia Elbasan prezanton vlerat turistike në panairin ndërkombëtar FITUR në Madrid

Bashkia Elbasan është pjesëmarrëse në panairin ndërkombëtar të turizmit FITUR, që po zhvillohet në Madrid, një nga eventet më të rëndësishme botërore në fushën e turizmit, ku marrin pjesë mbi 160 vende dhe më shumë se 10 mijë kompani nga e gjithë bota.

Në këtë panair, Shqipëria po prezantohet me sloganin “Albania All Senses”, si një destinacion gjithëvjetor, ndërsa Bashkia Elbasan po promovon me krenari potencialet e saj turistike, produktet lokale dhe trashëgiminë kulturore, duke u shndërruar në një ndalesë të veçantë brenda paketave turistike për të vizituar Shqipërinë.

Përfaqësues të Bashkisë Elbasan theksojnë se pjesëmarrja në FITUR është një mundësi e rëndësishme për të promovuar qytetin dhe zonat përreth si destinacione autentike, me histori, turizem, natyrë dhe traditë.

Ky Panair ka rëndësi sepse promovon Elbasanin, për nje turizëm gjithëvjetor.

Në stendën shqiptare, Elbasani po prezantohet me materiale promovuese, informacion mbi destinacione si kalaja e Elbasanit, turizmin malor, zona arkeologjike, si edhe traditat lokale që e bëjnë këtë territor tërheqës për vizitorët vendas dhe të huaj.

Panairi FITUR njihet për numrin e lartë të kontratave dhe marrëveshjeve që lidhen gjatë ditëve të para të tij, ndaj pjesëmarrja e Bashkisë Elbasan synon të krijojë bashkëpunime të reja dhe të rrisë praninë e Elbasanit në tregjet ndërkombëtare të turizmit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME