Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian, samiti i Brdo-Brijunit nesër në Golem

Presidenti Bajram Begaj, do të mikpresë sot dhe nesër në Shqipëri udhëheqësit e vendeve anëtare të Procesit të Brdo-Brijuni-t.

Samiti dyditor i Brdo-Brijunit mbahet këtë vit në Shqipëri, në Golem. Në fokus pritet të jenë çështjet që prekin rajonin, si dhe proceset integruese të Ballkanit Perëndimor.

Temat e diskutimeve lidhen me bashkëpunimin rajonal, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, integrimin evropian, Planin e Rritjes së BE-së, rininë dhe hartimin e politikave për mbajtjen e fuqisë së kualifikuar punëtore, sidomos të rinisë.

Veç seancës plenare dhe konferencës për shtyp që Presidenti Begaj do të mbajë së bashku me homologët e Sllovenisë dhe Kroacisë, shtetet bashkëkryesuese të “Brdo-Brijuni-t”, përgjatë punimeve të këtij samiti janë parashikuar edhe takime dypalëshe mes liderëve pjesëmarrës.

Ky samit pritet të dalë me konkluzionet përkatëse, të cilat konsiderohen si shtysë për rritjen e bashkëpunimit mes vendeve pjesëmarrëse dhe progresit të tyre.

Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovina dhe Serbia janë pjesë e Procesit të Brdo-Brijuni-t, iniciativë e vitit 2010 e Sllovenisë dhe Kroacisë, dy shtete anëtare të BE-së.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

BIRN: Exchange, rrjetet e fshehta financiare pas grupeve të narkotrafikut shqiptar

Të dhënat e siguruara nga dosjet hetimore tregojnë raste...

Hapet aplikimi për rezervimin e biletave për ndeshjen Shqipëri – Angli

Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi sot të gjithë tifozët...

Përcaktohet përbërja dhe detyrat e Komitetit Kombëtar të Kërkim-Shpëtimit

Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave vendosi përcaktimin...