Bardhi takim me ambasadorin Bergner: Nevojë për qeveri që del nga zgjedhje të lira

Kryetari i Grupit Parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi ka zhvilluar takim me ambasadorin gjerman në Tiranë, Karl Bergner. Bardhi ka ndarë pamje dhe detaje nga ky takim teksa thekson se ndau qëndrimet lidhur me qeverinë.

Sipas tij në 12 vitet e qeverisjes së kryeministri Edi Rama, Shqipëria ka bërë hapa pas lidhur me shtetin demokratik. Ai shtoi se Shqipëria ka nevojë të ketë një qeveri që del nga zgjedhje të lira e të ndershme.

“Gjermania ka qenë dhe mbetet një mbështetje e madhe për afrimin e Shqipërisë me standardet europiane. Shqipëria Europiane nënkupton demokraci funksionale, zgjedhje të lira, institucione demokratike, luftë reale me tolerancë zero ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Për këtë pata kënaqësinë të bisedoja me Ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë, z. Karl Bergner, të cilin e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në rrugëtimin e saj për integrimin në Bashkimin Europian.

Partia Demokratike mbështet fuqimisht procesin e integrimit europian dhe ne jemi të vendosur që ky proces të sigurojë standarde europiane në jetën e çdo shqiptari dhe për këtë nevojitet që të jetë thellësisht i bazuar në meritokraci.

Ndava qëndrimin tim, se për fakt të keq, në 12 vite të qeverisjes së Edi Ramës, në secilën nga elementët kyç të një shteti demokratik europian, Shqipëria ka bërë hapa prapa.

Për të bërë hapa para, Shqipëria ka nevojë të ketë një qeveri që del nga zgjedhje të lira e të ndershme, dhe që nuk e kthen në sistem vizionin: Vjedhim zgjedhjet që të vjedhim Shqipërinë”, shkruan Bardhi.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Rama: Shqipëria hapi dyert për afganët kur të tjerët i mbyllën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Ditën Ndërkombëtare të...

Nuk i kemi mundur kurrë dhe i kemi shënuar vetëm një herë, ja historiku i ndeshjeve të Shqipërisë me Holandën

Nëse Shqipëria do të kualifikohet në Botërorin 2026, atëherë...

Njihuni me shortin e plotë të Botërorit, kush konsiderohet grup “ferri”

Në Washington u hodh shorti i Botërorit, ku u...