Barcelona pësoi disfatë të rëndë, llogaritë për Top-8 dhe fazën e playoffit të Champions League

Humbja në Stamford Bridge ndaj Chelsea ia komplikoi shumë gjërat Barcelonës për të hyrë mes 8 skuadrave më të mira që do të thotë kualifikim direkt për në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve.

Megjithatë pavarësisht rezultateve negative, skuadra e Hansi Flik ka ende shanse për t’u kualifikuar mes 8 më të mirave, por nuk duhet të bëjë as gabimin më të vogël.
Nuk duhet të gabojë, për faktin se ka 7 pikë të grumbulluara nga 15 të mundshmet që do të thotë se që të kapë kufirin e 16 pikëve i duhen edhe 9 pikë të tjera, pra 3 fitore në 3 ndeshjet e fundit ndaj Eintrachtit në shtëpi, Slavias së Pragës në transfertë dhe Copenhagen në shtëpi

Ndërsa shanset që Barcelona të eliminohet direkt pra te mbetet jashtë 24 vendeve të para, janë shumë të pakta. Për të arritur në kuotën e 11 pikëve, Barcelonës i duhen 4 pikë në 3 ndeshje. Por katalanasit do të donin që të kursenin ndeshjet e raundit të playoffit dhe të kalonin për në 1/8 e finaleve direkt, por për këtë do të duhet që të fitojë me cdo kusht të 3 ndeshjet e mbetura.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Edi Rama: Negociatat me BE-në po ecin përpara me shpejtësi unike, kemi në krah KE-në

TIRANË, 7 prill/Albania Express News/ Kryeministri Edi Rama deklaroi...

Dinamo City -Vllaznia dhe Egnatia-AF Elbasani, ja kur do të luhen gjysmëfinalet e Champions League

Kupa e Shqipërisë hyn në fazën më të rëndësishme...

Vende të lira pune në sektorin publik, Rama: Hapim një dritare të re, hedhim poshtë paragjykimet për transparencën

TIRANË- 7 prill 2026/Albania Express News/ Kryeministri Edi Rama...