Barcelona përmbys Sociedadin dhe merr fronin në La Liga

Barcelona ka arritur një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Real Sociedadit, duke shfrytëzuar humbjen e Real Madridit përballë Atletikos dhe duke u ngjitur në krye të renditjes pas javës së 7-të të kampionatit.

Takimi në “Montjuïc” nuk ishte aspak i lehtë për katalanasit. Në minutën e 31-të, miqtë kaluan në avantazh me anë të Odriozolës. Megjithatë, Barcelona reagoi shpejt dhe gjeti golin e barazimit përpara pushimit të pjesës së parë, me Kounde që shënoi për 1-1.

Në minutën e 59-të, vendësit përmbysën gjithçka. Yamal dha një asist të saktë për Robert Lewandowskin, i cili nuk gaboi përballë portierit dhe shënoi golin e fitores.

Me këtë sukses, Barcelona ngjitet në kuotën e 19 pikëve, një më shumë se Real Madridi që ndjek në renditje, duke marrë kryesimin e La Ligës pas javës së 7-të.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME