Balona të dyshimta hyjnë në hapësirën ajrore: Lituania mbyll kufirin me Bjellorusinë

Autoritetet lituaneze kanë vendosur të mbyllin për një kohë të pacaktuar rrugët kufitare me Bjellorusinë, pas disa incidenteve të përsëritura që kanë përfshirë balona aerostatike të dyshimta që kanë hyrë në hapësirën ajrore të vendit.

Sipas mediave vendase, që citojnë burime zyrtare, shkeljet ajrore janë regjistruar për të tretën natë radhazi, duke shtuar shqetësimet për sigurinë kombëtare.

Për pasojë, autoritetet lituaneze kanë ndërmarrë masa shtesë sigurie, përfshirë pezullimin për disa orë të operacioneve në aeroportin ndërkombëtar, pasi balonat janë vërejtur duke fluturuar në afërsi të pistës së uljes.

Hetimet mbi origjinën dhe qëllimin e këtyre balonave janë ende në zhvillim, ndërsa qeveria e Lituanisë ka paralajmëruar se do të marrë “masa të menjëhershme” në rast përsëritjeje të incidenteve të ngjashme.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME