Balluku në Austri, diskutime për investime në energji dhe turizëm

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, po zhvillon një vizitë zyrtare në Austri, ku është pritur në një takim nga ministri i Ekonomisë, Energjisë dhe Turizmit të Austrisë, Wolfgang Hattmannsdorfer.

Gjatë takimit, delegacionet e të dy vendeve diskutuan mbi projektet aktuale dhe potencialet për zgjerim të bashkëpunimit në fushën e energjisë dhe turizmit, dy sektorë kyç për zhvillimin ekonomik dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

“Gjatë takimit, theksuam rëndësinë e investimeve austriake në sektorin energjetik dhe atë turistik, si dhe shkëmbyem ide për projektet e ardhshme që do të kontribuojnë në qëndrueshmërinë dhe modernizimin e këtyre fushave”, u shpreh Balluku.

Palët diskutuan gjithashtu për finalizimin e një marrëveshjeje ndërqeveritare, që pritet të nënshkruhet së shpejti, si një hap i rëndësishëm drejt thellimit të mëtejshëm të partneritetit mes dy vendeve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME