Balluku: 1500 MW nga burime të rinovueshme deri në 2030-ën, nis edhe linja nënujore me Italinë

Shqipëria synon të pozicionohet si një lider rajonal në prodhimin dhe eksportin e energjisë së rinovueshme deri në vitin 2030, përmes një strategjie ambicioze zhvillimi në sektorin energjetik.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur sot se gjatë 4 viteve në vijim, vendi do të shtojë kapacitetet e prodhimit nga burime të rinovueshme çdo vit, duke arritur një total prej 1500 MW deri në vitin 2030.

Një nga projektet kryesore, theksoi Balluku, është ndërtimi i parkut më të madh eolik në Tropojë, me kapacitet prej 600 MW.

Një tjetër hap i rëndësishëm, vuri në dukje ajo, është gazifikimi i qytetit të Korçës dhe investime të tjera për përmirësimin e rrjetit të transmetimit të gazit natyror.

Për të forcuar lidhjet rajonale, Balluku tha se do të investohet për ndërtimin e lidhjeve të reja të interkoneksionit me Greqinë, Maqedoninë e Veriut, dhe Kosovën.

Po ashtu, vijoi Balluku, planifikohet të nisë ndërtimi i linjës së re nënujore Shqipëri-Itali për integrim të plotë në tregun europian të energjisë.

Në drejtim të sigurisë energjetike, qeveria ka parashikuar zhvillimin e projekteve të depozitimit energjetik, siç janë ato në Koman dhe Fierzë, si dhe në kaskadën e Devollit.

Këto projekte do të krijojnë një rezervë strategjike energjie, duke garantuar furnizim pa ndërprerje edhe gjatë periudhave të pasigurta për burimet rinovueshme.

Investimet në vitet e fundit kanë bërë të mundur dyfishimin e kapaciteteve energjetike, nga 1768 MW në 3298 MW, si dhe uljen e humbjeve në shpërndarje nga 50% në 17%.

“Në 4 vitet në vijim planifikojmë uljen e humbjeve në rrjet në 12%”, tha Balluku.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Balluku në Austri, diskutime për investime në energji dhe turizëm

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda...

Ata që e mbajnë Elbasanin mbi supe janë skuadra e fitores dhe e së ardhmes

Në sfondin e një Elbasani që ecën përpara, janë...

Presidenca, kërkesë Kushtetueses: Shpallni moskompetencë për dekretin e zgjedhjeve në Tiranë

Institucioni i Presidentit, në cilësinë e palës së interesuar,...