Balla takim me zv.presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen për integrimin në BE

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi takim me zëvendëspresidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë, Markus Rinderspacher, me të cilin diskutoi mbi marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-Bavari dhe perspektivat e bashkëpunimit të mëtejshëm.

Në një postim në rrjetet sociale, Balla nënvizon se mes Shqipërisë dhe Bavarisë ekziston marrëdhënie e veçantë në planin politik, ekonomik, arsimor, kulturor dhe historik.

Ai shprehu mirënjohje ndaj Qeverisë dhe Parlamentit të Bavarisë për mbështetjen e fortë ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian.

Balla u ndal edhe tek diaspora shqiptare në Bavari, ku jetojnë, punojnë e studiojnë shqiptarë.

“Në Bavari jetojnë e punojnë rreth 18 mijë shtetas shqiptarë. Ne vlerësojmë lehtësimin e mëtejshëm të procedurave për lejet e qëndrimit, punësimit. Gjithashtu në universitetet e Bavarisë studiojnë mbi 800 studentë shqiptarë”, nënvizoi Balla.

Gjithashtu Balla përmend edhe prezencën e kompanive bavareze në Shqipëri dhe rritjen e turistëve gjermanë nga ky rajon, duke i cilësuar si tregues pozitivë të thellimit të lidhjeve ekonomike.

Në përfundim Balla dhe Rinderspacher ranë dakord të intensifikojnë bashkëpunimin parlamentar mes Shqipërisë dhe Bavarisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Skandali me fondet bujqësore, prokuroria europiane kërkon heqjen e imunitetit për 11 deputetë të Parlamentit grek

Prokuroria Evropiane ka dërguar në Parlamentin grek një dosje...

Medalje, rekorde dhe krenari: Elbasani shpallet nënkampion i vendit në peshëngritje

Klubi Shumësportësh Elbasani ka konfirmuar edhe një herë traditën...

Shqipëria 17 vjet në NATO, Begaj: Faktor stabiliteti dhe sigurie në Aleancë

TIRANË, 1 prill /Albania Express News/ Presidenti i Republikës,...