Balla: Kapitujt e BE-së të mbyllen deri në Krishtlindjen e 2027-ës

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi sot në Kuvend se mazhoranca do të propozojë përfshirjen e disa çështjeve të rëndësishme në axhendën parlamentare, mes tyre edhe reformën zgjedhore, e cila sipas tij duhet të nisë pa vonesa.

Një nga ndryshimet e parashikuara është përcaktimi në Kodin Zgjedhor i mënyrës së zgjedhjes së eurodeputetëve shqiptarë, me synimin që vendi të jetë gati për legjislaturën e Parlamentit Evropian 2029–2034.

Balla theksoi se Partia Socialiste mbetet e angazhuar të përmbushë të gjitha detyrimet që lidhen me procesin e integrimit europian, duke punuar në bashkëpunim me opozitën parlamentare. Ai u shpreh optimist se Shqipëria mund të mbyllë kapitujt negociues deri në fund të vitit 2027, ndërsa në 2028 të kalojë në ratifikim nga parlamentet e vendeve anëtare të BE-së.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME