Aulona Bylykbashi: Shqipëria po avancon në integrimin europian, çdo pretendim tjetër është i pavërtetë

Gjatë një takimi me qytetarët në kuadër të fushatës ‘Punët e Shqipërisë’ deputetja e Partisë Socialiste, Aulona Bylykbashi, është ndalur tek procesi i integrimit europian dhe diskutimet e ditëve të fundit në opinionin publik mbi ecurinë e negociatave me Bashkimin Europian.

Sipas saj, pretendimet për bllokim apo kundërshtime nga disa shtete nuk qëndrojnë.
“Për integrimin europian, besoj se e keni dëgjuar ditët e fundit që thuhet se janë ndërprerë, se Gjermania ka dalë kundër, apo se një sërë shtetesh janë kundër. Asgjë nuk ka ndodhur nga këto. Parlamenti i Shqipërisë dhe qeveria shqiptare vazhdojnë çdo ditë të kryejnë të gjitha proceset e punës që lidhen me integrimin në BE. Parlamenti po bën përafrimin e legjislacionit dhe ne kemi të njëjtën qasje me partnerët tanë ndërkombëtarë, të cilët vlerësojnë ecurinë e Shqipërisë si asnjë vend tjetër në këtë proces. Çdo gjë tjetër që thuhet është një gënjeshtër e madhe dhe dezinformim”, është shprehur Bylykbashi.

Bylykbashi ka vënë në dukje vijimin e punës institucionale për integrimin europian dhe përafrimin e legjislacionit me Bashkimin Europian.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Barcelona nuk heq dorë nga Lewandowski, i ofron rinovimin e kontratës

E ardhmja e Robert Lewandowskit është ende për t’u...

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës, ja sa do të shitet pas orës 16:00

Bordi i Transparencës në datë 11 Prill 2026 ndryshoi...

“E papranueshme të vazhdohet kështu”, Hita takim me drejtuesit e Shkodrës dhe Lezhës: Luftoni drogën

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita...