Ata që e mbajnë Elbasanin mbi supe janë skuadra e fitores dhe e së ardhmes

Në sfondin e një Elbasani që ecën përpara, janë disa figura që rrallë i shohim në dritat e skenës politike ,por që çdo ditë janë aty duke ndërtuar, duke besuar, duke fituar. Ata janë kryetarët e PS të njësive administrative, burrat dhe gratë që për vite me radhë kanë qenë gurë themeli të Partisë Socialiste në qarkun tonë.

Nga kodrat e Bradasheshit te ullishtat  e Papërrit, nga lugina e Gracenit te malet e Funarit, nga Labinoti i Malit te Labinoti Fushë ,është një hartë fitoreje që nuk është ngjyrosur rastësisht. Ajo është gdhendur me mundin, besimin dhe përkushtimin e kësaj skuadre të jashtëzakonshme.

Këta janë njerëzit që nuk kanë kërkuar asnjëherë vëmendje, por që kanë qenë gjithmonë të gatshëm. Kanë punuar në heshtje, me dashuri për tokën dhe me një besim të palëkundur tek Partia Socialiste, tek forca e organizimit, tek fuqia e bashkimit. Ata janë shpirti i ndershëm i çdo fitoreje, shpesh pa zë, por kurrë pa ndikim.

Fitorja në fshatrat e Elbasanit, në anën përtej Shkumbinit, nuk është një episod politik ,është një trashëgimi. Një vijimësi pune e ndershme, një standard i ri që sot po e ngrenë edhe më lart, nën udhëheqjen dhe mbështetjen e deputetes së zonës, Sara Mila. Me përkushtim të palodhur, pranë njerëzve dhe gjithmonë në krah të strukturave, ajo po sjell një frymë të re bashkëpunimi dhe zhvillimi, duke forcuar edhe më shumë këtë skuadër fituese.

Deputetja Sara Mila e ka bërë të qartë ,fitorja nuk është thjesht rezultat elektoral ,është angazhim për çdo ditë, për çdo familje, për çdo projekt që prek jetën reale të njerëzve. Me vizionin e saj dhe me forcën e kësaj skuadre të përkushtuar, Elbasani është gati për një kapitull të ri.

Me mirënjohje të thellë për secilin prej tyre , për ditët e kaluara në shërbim të njerëzve, për netët pa gjumë, për bindjen që ndryshimi nuk vjen vetë, por ndërtohet me durim. Kjo është skuadra që do ta çojë Elbasanin përpara.

Mbajeni mend këtë ekip. Sepse janë ata që e kanë mbajtur Elbasanin gjallë në çdo betejë, dhe do ta bëjnë edhe më të fortë në çdo fitore që vjen. Me Sara Milën në krye, Elbasani jo vetëm që fiton ,por rilind me energji të reja.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Balluku në Austri, diskutime për investime në energji dhe turizëm

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda...

Presidenca, kërkesë Kushtetueses: Shpallni moskompetencë për dekretin e zgjedhjeve në Tiranë

Institucioni i Presidentit, në cilësinë e palës së interesuar,...