Asim Vokshi betohet si anëtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese

Gjyqtari Asim Vokshi u betua këtë të martë në Presidencë si anëtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese, duke zëvendësuar gjyqtaren Holta Zaçaj, mandati i së cilës ka përfunduar që në muajin prill.

Vokshi u shpall fitues nga Gjykata e Lartë në procesin e përzgjedhjes për vendin vakant të Zaçajt, por rezultati u kundërshtua nga kandidatja tjetër, Naureda Llagami. Kjo e fundit pretendoi se një votë e shpallur e pavlefshme i takonte asaj dhe se kjo do ta bënte fituese të mandatit. Llagami e çoi çështjen fillimisht në Gjykatën Administrative dhe më pas në Gjykatën Kushtetuese, por procesi nuk ndryshoi rezultatin.

Me betimin e Vokshit, Holta Zaçaj largohet nga Gjykata Kushtetuese, ku mbante edhe funksionin e kryetares së institucionit. Largimi i saj hap rrugën për zgjedhjen e një kryetari të ri, ndërsa përkohësisht detyrën e drejtueses e ushtron nënkryetarja Marsida Xhaferllari.

Asim Vokshi do të shërbejë me një mandat të plotë nëntëvjeçar. Ai priti rreth dy muaj për t’u betuar dhe për të marrë zyrtarisht detyrën.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME