Asfaltohet “Gjergj Arianiti” – Elbasani hap një arterie të re drejt zhvillimit

Punimet për ndërtimin e rrugës “Gjergj Arianiti” në Elbasan po ecin me ritme të shpejta, duke hyrë në fazën përfundimtare të asfaltimit.

Ky aks i ri, me gjatësi rreth 1.5 kilometra, do të lidhë lagjen “Emin Matraxhiu” me Menglin dhe më tej me Koridorin VIII, duke krijuar një alternativë moderne lëvizjeje për banorët e zonës.

Rruga po ndërtohet plotësisht nga e para, me trotuare të reja për këmbësorët, ndriçim bashkëkohor dhe korsi biçikletash, që do të rrisin sigurinë dhe cilësinë e jetesës urbane.

Përveç përmirësimit të infrastrukturës, projekti pritet të transformojë pamjen përgjatë lumit Shkumbin, duke e kthyer zonën në një hapësirë më të gjelbër dhe të aksesueshme.

Në vijim, punimet do të shtrihen edhe në segmentin e rrugës “Behxhet Hyti”, nga ura e Lizës deri te ish-frigoriferi i Elbasanit, duke plotësuar një nyje të rëndësishme lidhëse për qarkullimin urban dhe ndërqytetas.

Investimet në infrastrukturën e nën-Elbasanit vazhdojnë me intensitet, duke ndryshuar çdo ditë fytyrën e qytetit dhe përmirësuar ndjeshëm kushtet e jetesës për komunitetin.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Tragjedi në futboll, 19-vjeçari ndërron jetë pas kolapsit në fushën e lojës

Një ngjarje tragjike ka goditur futbollin kazak dhe më...

Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale festohet çdo 17...