Arsenal vazhdon të jetë perfekt, i imponohet dhe Interit në Champions League

Arsenali vazhdon të jetë perfekt në Ligën e Kampioneve teksa arriti të marrë marrë një tjetër fitore. Në javën e parafundit të Fazës së Ligës së kompeticionit, Topçinjtë e Londrës iu imponuan Interit në San Siro me rezultatin 3-1 me zikaltrit që humbasin sfidën e tretë radhazi në këtë fazë të kompeticionit dhe mbeten me 12 pikë.

Protagonist për Arsenalin u bë Gabriel Jesus autor i një dygolëshi në këtë ndeshje. Braziliani zhbllokoi rezultatin në minutën e 10 duke korrigjuar një gjuajtje të devijuar të Timber. Interi arriti të reagojë dhe barazoi rezultatin në 1-1 me golin e Susic, por ekuilibri u prish sërish në minutën e 31 kur skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta rimori avantazhin ën 2-1, sërish me Gabriel Jesus që shënoi me kokë pas një goditje këndi.
Në pjesën e dytë, londinezët iu afruan golit të tretë që e gjetën në minutën e 84 kur Gyokeres shfrytëzoi një kundërsulm që nisi pas një goditje këndi për Interin duke e çuar rezultatin në 3-1 për Arsenalin duke i mbyllur përfundimisht llogaritë e sfidës me Topçinjtë që forcojnë vendin e parë në klasifikim me 21 pikë të plota, ndërsa Interi që mbetet me 12 pikë shikon t’i largohet Top 8 i renditjes që të kualifikon direkt në 1/8 e finaleve.

Interi do të mbyllë Fazën e Ligës së Champions League me ndeshjen ndaj Borussia Dortmund që nga ana e saj e humbi përballjen me Tottenham 2-0

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Me sallën e re, “Onufri” bëhet qendër e artit dhe komunitetit në Elbasan

Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja, së bashku me drejtoreshën...

Nga nesër hyn në fuqi Sistemi Europian i Hyrje-Daljes (EES)

TIRANË, 9 prill/Albania Express News/ Qytetarët shqiptarë që udhëtojnë...