Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi sot se për shkak të reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë vendin është shkaktuar çarje e skarpatës dhe rënie e gurëve në trup të rrugës në km 35 të aksit Qukës-Qafë Plloçë.
Sipas ARRSH-së, grupet e punës të ndodhura në terren, po bëjnë vlerësimin e situatës dhe kanë marrë të gjitha masat për krijimin e një bypass-i të përkohshëm me qëllim devijimin e trafikut në këtë segment, duke shmangur rrezikun ndaj përdoruesve të rrugës.
ARRSH njofton se gjithë aksi është i hapur, i aksesueshëm pa probleme dhe në monitorim të vazhdueshëm.
Autoriteti Rrugor Shqiptar iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të ulin shpejtësinë,
të mbajnë distancën e sigurisë, të shmangin frenimet e papritura dhe të udhëtojnë me kujdes.

