Arrestohet në Elbasan ,Valter Bami, u kap në shkelje të thyerjes së masës së sigurisë “arrest shtëpie”

Valter Bami, vëllai i Durim Bamit ,një emër i njohur për drejtësinë shqiptare është kapur në shkelje të masës së sigurisë “arrest shtëpie”, gjatë një kontrolli rutinë të kryer nga Policia Rrugore në qytetin e Elbasanit në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Luleve”Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, kur efektivët e qarkullimit rrugor kanë ndaluar për kontroll një automjet tip Audi, i drejtuar nga shtetasja E. S.Në makinë, si pasagjer, ndodhej Valter Bami, i cili, sipas burimeve policore, u ka kërkuar oficerëve që të mos e vononin me procedurat duke pretenduar se ndodhej në “hasmëri”.Pas verifikimeve të plota të identitetit dhe statusit ligjor të personit në fjalë, policia ka konstatuar se Bami ndodhej në kundërshtim me masën e sigurisë “arrest shtëpie”, e cila i ishte caktuar më herët nga autoritetet gjyqësore.Si pasojë e shkeljes së masës, Valter Bami është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, së bashku me shtetasen E. S dhe automjetin me të cilin po udhëtonin.Valter Bami është një nga të dyshuarit për përfshirje në atentatin e ndodhur në Larushk të Krujës, ku mbeti i vrarë 29-vjeçari Ramazan Sino, kunati i Gentian Bejtjas – një tjetër emër i përfolur në botën e krimit.Ngjarja është në hetim, ndërkohë që pritet që organet kompetente të rishqyrtojnë masën e sigurisë për Bamin, për shkak të thyerjes së kushteve të arrestit shtëpiak.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Tragjedi në futboll, 19-vjeçari ndërron jetë pas kolapsit në fushën e lojës

Një ngjarje tragjike ka goditur futbollin kazak dhe më...

Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale festohet çdo 17...