Armando Broja rikthehet te goli me fanellën kuqezi, duke lënë gjurmë në fitoren 4-2 të Shqipërisë ndaj Jordanisë.
Sulmuesi i Kombëtares jo vetëm që shënoi, por edhe asistoi në golin e katërt të Bajramit, duke qenë protagonist absolut i sfidës miqësore.
Pas ndeshjes, në një prononcim të shkurtër për “DigitAlb”, Broja ndau emocionet dhe vlerësoi performancën e skuadrës.
skuadrës.
“Pas ndeshjes në Serbi telefonova mamin dhe të dashurën. Nuk kam ritual si lojtarët e tjerë, kam qejf të dëgjoj muzikë dhe jam gati për ndeshjen. E kemi filluar shumë mirë, me përqendrim, me këmbën e djathtë dhe po vazhdojmë kështu”, deklaroi Broja.